LDK-ja tërhiqet nga kërkesa për largimin e Jahjagës

Dy muaj më parë, LDK-ja e Isa Mustafës u largua nga reforma zgjedhore duke kërkuar që të respektohej marrëveshja për presidenten.

Pa iu përmbushur kërkesa e tyre, kjo parti ka ndryshuar mendjen dhe pritet t’i kthehet reformës zgjedhore. Mirëpo, për këtë të fundit Komisionit përkatës i duhet mandat shtesë nga Kuvendi i Kosovës, shkruan “Koha Ditore”.

Për ta bindur që ta zhbllokojë punën e komisionit përkatës të cilin e udhëheq kjo parti, kryeministrit Hashim Thaçi nuk i është dashur shumë mund. Kryeministri ka shfrytëzuar takimin e tij informues me të partin e LDK-së që përveçse ta njoftojë me zhvillimin e takimit me kryeministrin serb, Ivica Dacic, gjithashtu ta bindë se LDK-ja duhet t’i kthehet Komisionit për Reformën pasi që reforma zgjedhore është në të mirë të gjithëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button