Rasti “Reket”, prokurori Burim Rustemi pas dëshmisë: Nuk kam pasur trysni

Prokurori Burim Rustemi nga Prokuroria Speciale Publike (PSP) dha deklaratën e tij në Prokurorinë për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PLKOK) për rastin “Reket”.

Rustemi tha shkurt para mediave se nuk ka pasur trysni për atë se çfarë duhet të deklarojë para prokurores, Vilma Ruskoska e cila e udhëheq lëndën Reket”. Ai tha se ka treguar gjithçka që di në lidhje me rastin por se nuk mund të zbulojë detaje.

Prokurori Rustemi ishte thirrur që të dëshmonte gjatë ditës së djeshme, por për shkak të gjykimit për rastin “TNT” ku Rustemi e përfaqëson aktakuzën, u anulua marrja e tij në pyetje, transmeton Portalb.mk

Të martën pritet të dëshmojë edhe prokurorja Katica Janeva.

Pas thirrjes për të dëshmuar, Katica Janeva ka dhënë urdhër të kontrollohen nga policia të gjithë ata që hyjnë në ndërtesën e Prokurorisë Speciale Publike. Të punësuarit janë revoltuar dhe të habitur nga ky vendim i Janevës.

Deri më tani në Prokurorinë për luftimin e krimit dhe korrupsionit deklaratë kanë dhënë tre persona për këtë rast. Deklaratë dha shefja e kabinetit të Katica Janevës. Deklaratë ka dhënë deklaratë prokurorja Lile Stefanova,emri i së cilës përmendet në një prej bisedave të lëshuara nga gazeta italiane “La Verita”. Deklaratë ka dhënë edhe prokurorja e PSP-së Elizabeta Josifovska e cila është prokurorja që ka nënshkruar vendimin për të anuluar paraburgimin e Orce Kamçevit.

PLKOK tha se është duke bërë hetim intensiv financiar për paratë e ryshfetit  si dhe ekspertizë të celularëve të konfiskuar të Katica Janevës.

Përndryshe, në lëndën për zhvatjen të dyshuar janë dy personaBojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13”dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec se kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet shefes së PSP-së në dorëheqje, Katica Janeva. Dyshimet e prokurorisë janë se ata kanë marrë 1,5 milionë euro nga biznesmeni Orce Kamçev për tia lehtësuar procedurën hetimore për pastrim parash, ndërsa duhej të merrnin edhe 4,5 milion euro të tjera.
Gazeta italiane “La Verita” ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat shihet se si Boki 13 ka marrë para prej biznesmenit Orce Kamçev në shtëpinë e tij.

LEXO PËR LËNDËN: REKET

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button