Bitcoin shënon rënien më të madhe që prej një muaji

Kritpomonedha më e madhe ra me 5.5% ditën e sotme ndërsa po ditën e djeshme kishte rënë me 7.7%.

Bitcoin vijoi me humbje ditën e Marte pasi kaloi ditën më të vështirë të muajit. Tregtarët thonë se faktorët që kanë ndikuar në rënien janë nga problemet teknike tek pengesat në tregjet tradicionale të cilat ende nuk janë gati të adoptojnë kriptomonedhat, transmeton Insajderi.

Kritpomonedha më e madhe ra me 5.5% ditën e sotme ndërsa po ditën e djeshme kishte rënë me 7.7%,

Është hera e parë që kriptomonedha bie nën 10,000 dollarë që prej 1 Gushtit dhe rënia më e madhe që prej 16 Korrikut.

Aktualisht këmbehet me 10,105 dollarë sipas CoinMarketCap.com. Javën e kaluar bitcoin u rrit ndërsa aksionet ishin në rënie. Shumë entuziastë e shohin bitcoin si parajsën e sigurisë, por lojtarët e tregut thanë se fitimet reflektonin rritjen e mundshme në të ardhmen.

Edhe kriptomonedhat e tjera si ethereum dhe Ripple XRP shënuan rënie.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button