Pendarovski: Deklarata e Zaevit është e papranueshme, por është mirë që ai menjëherë kërkoi falje

Presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovski thotë se është e papranueshme deklarata e kryeministrit Zoran Zaev  i cili tha se “nuk do lejojë disa kriminelë, një gazetar sqimatar dhe një pederast ta rrëzojnë qeverinë aktuale”, por megjithatë është mirë që ai menjëherë u kërkoi falje atyre që u ndjenë të ofenduar, në një intervistë për Zërin e Amerikës.

“Unë mendoj se shoqatat e gazetarëve dhanë kualifikimin më të mirë. Bëhet fjale në të vërtetë për një deklaratë të papranueshme pasi që përmban fjalor i cili mund të ofendojë kategori të tëra të shoqërisë tonë, dhe për këtë mendoj që është mirë që kryeministri po atë ditë iu kërkoi falje të gjithë atyre që janë ndjerë të ofenduar nga fjalët e tij”, “tha Pendarovski.

Presidenti e bëri të qartë, se ne po jetojmë në periudha të trazuara politike dhe se kjo i bën presion të madh zyrtarëve, por përgjegjësia e tyre është më e madhe sepse marrin pagat nga qytetarët.

“Kemi një situatë politike jashtëzakonisht dinamike, dhe kjo bën presion edhe tek ne politikanët, por unë them që ne, nën presion nga një ngarkesë e madhe e përgjegjësisë publike, nuk kemi të njëjtën përgjegjësi si qytetarët e tjerë, por kemi një përgjegjësi më të madhe dhe duhet të monitorohemi 24/7 nga qytetarët dhe gazetarët. Edhe mua më ka ndodhur të më shpëtoj ndonjë fjalë dhe ndjehesha keq kur më kritikonin për atë fjali, tezë aspo frazë, megjithatë ashtu duhet të jetë në një vend demokratik. Ne paguhemi nga paratë e qytetarëve dhe duhet të mbajmë përgjegjësi para qytetarëve, “tha Pendarovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button