Si ndodhi që për “Alo” rasti “Reket” u bë “Raketë”, çanta “Lui Viton” fitoi aparat për ndjekje dhe marrëzi tjera…

Gjuetia e pështirë të cilën tabloidet serbe, përkrahës të zëshëm të kryeministrit të atjeshëm Aleksandar Vuçiq, janë duke e bërë kundër qeverisë aktuale në Maqedoninë e Veriut, duke e përdorur rastin “Reket” si vegël për sulme, është leva kryesore propaganduese në nivel rajonal që duhet të krijojë atmosferë se pushteti në Shkup vetëm sa nuk është rrënuar, që kryeministri Zaev tashmë ka dhënë dorëheqje dhe vetëm që s’ka përfunduar prapa grilave. Të njëjtën gjë që “La Verita” është duke e realizuar në nivel evropian, tabloidet nacionaliste serbe janë duke e bërë në nivel rajonal, duke i shfrytëzuar volitshmëritë që i ofron tregu i madh mediatik në gjuhën serbe, që shtrihet edhe jashtë kufijve të Serbisë dhe ka publik në pothuaj të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, transmeton Meta.mk.

Një nga serit e teksteve përplot shpikje dhe dezinformata është edhe ky me titullin “Serbi në krye të piramidës kriminale”! Kthesë e madhe në aferën “Reket”, Zoran Bashanoviq është CAPPO TUTI DI CAPI! “ (SRBIN U VRHU KRIMINALNE PIRAMIDE! Veliki obrt u aferi “Reket”, Zoran Bašanović je CAPPO DI TUTTI CAPI!(ŠEMA)) i publikuar nga tabloidit serb “Alo”.

Dhe menjëherë në reshtin e parë të tekstit afera “Reket” bëhet “Raketë” dhe si e tillë është emëruar në tërë tekstin. Këtu menjëherë parashtrohet pyetja çfarë kredibiliteti mund të ketë një tekst që nuk e qëllon as emrin e skandalit që është tema qendrore e të njëjtit. Në fjalinë e dytë, ndërkaq, thuhet që bëhet fjalë për “aferën më të madhe kriminale në historinë më të re të Maqedonisë”. Kjo, kuptohet nuk është as për së afërmi e vërtetë. “Reket”, së paku për momentin, është skandal për të cilin dy persona që nuk kanë asnjë funksion, as çfarëdo bekgraundi politik, janë në paraburgim, ka indicie për involvim të një prokurori, si dhe indicie shtesë për involvim të një organizate joqeveritare, disa persona nga udhëheqësia e asaj organizate joqeveritare, si dhe indicie të mundshme eventuale për involvim të disa funksionarëve nga partia në pushtet. Dhe kjo është e tëra. Në anën tjetër, kur veç më flasim për “aferën më të madhe kriminale në historinë më të re të Maqedonisë”, në skandalim me përgjimin dhe krimet që dolën nga i njëjti, ka persona të gjykuar, ndër të cilët edhe kryeministër dhe ministër për punë të brendshme, disa duzina ish ministra, deputetë dhe funksionarë partiak janë të akuzuar, ndërsa krahas kësaj të akuzuar janë edhe disa dhjetëra punonjës në MPB, si dhe persona tjerë të afërt me pushtetin e kaluar, përkatësisht gjithsej rreth 100 në rreth 30 lëndë gjyqësore. Nga gjithë kjo rezulton që “Reket”, për nga vëllimi kriminal, shuma të parave që kanë qarkulluar në mënyrë kriminale, është si kollitje e maces në krahasim me skandalin me përgjimin.

KAPO DI TUTI KAPI I SHPIKUR

Në fjalinë e njëjtë më tutje thuhet që “kapo di tuti kapi” është kryeministri Zoran Zaev dhe “bashkëpunëtori i tij më i afërt Zoran Bashanoviq”. Në lidhje me involvimin eventual të Zaevit në reket, vetëm do të themi që për momentin nuk ka asnjë indikacion për diçka të tillë, përveç pohimeve të turbullta të një të paraburgosuri në bisedat e përgjuara, në të cilat ai thotë që diçka ka biseduar me kryeministrin, pa treguar çka. Këtu do të përkujtojmë edhe që pikërisht Zaev është ai i cili tërë rastin e ka denoncuar në Prokurorinë publike. Kur bëhet fjalë, për Bashanoviqin, ai është cak i përhershëm i tabloideve të afërta me Vuçiq, që nga momenti kur është ftuar të bëhet këshilltar me honorar për ekonomi në Kabinetin e Zaev. “Prova” e vetme për çfarë do “involvimi” të Bashanoviqit në “Reket” është fakti që bashkëshortja e tij i ka “bërë lajk” një Instagram fotografie të publikuar në profil nga bija e Zoran Zaevit. Dhe aq.

“Alo”, duke shpifur që “në piramidën kriminale vendin më të lartë e zë pikërisht Zoran Bashanoviq” si “provë” përdor njëfarë skeme të publikuar nga ana e portalit Informaks, por “Infomaks” në këtë skemë e përfshirë Bashanoviqin pikërisht për shkak të spekulimeve të publikuara nga portalet serbe dhe atë jo cilit do portal serb, por konkretisht “Alo”. Që donë të thotë se “Alo” e citon vetveten, vetëm se këtë herë si burim është paraqitur “Infomaks” me qëllim që dezinformatë t’i jepet përshtypja dhe në tërësi të duket si relevante. Edhe këtu kemi qark vicioz – “Alo” shpif për Bashanoviqin se është i përzier në “Reket”, “Infomaks” i Maqedonisë e përdor këtë për të krijuar skemë në të cilën Bashanoviqin do ta vendos në “maje të piramidës” që pastaj portali i njëjtë serb ta përsërit atë që veç e ka shkruar një herë – se Bashanoviq ka qenë në majën e piramidës për shkak se portali i Maqedonisë “Infomaks” ka publikuar skemë në të cilën thuhet diçka e tillë. Ky lloj i dezinformatave qarkulluese, të cilat përfundojnë në vendin e njëjtë prej nga edhe kanë filluar të përkujtojnë në simbolin egjiptian“oroboros”, që paraqet gjarprin i cili e han bishtin e vet.

Më tej në tekst thuhet edhe ajo që pas arrestimit të Boki 13 dhe dorëheqjes së prokurores speciale Katica Janeva, në media “ka pasur një javë të heshtjes absolute”, që në anën tjetër ka qenë e ndërprerë nga gazeta italiane djathtiste dhe populiste “La Verita”, e cila në periudhë prej 3 ditësh ka publikuar biseda në telefon dhe ballë për ballë ndërmjet reketuesit të supozuar Bojan Jovanovski dhe biznesmenit gjoja të reketuar, përndryshe i akuzuar në rastin “Perandoria”, Orce Kamçev, me disa inkuadrime telefonike edhe të prokurores speciale. Kuptohet, pohimi që ka vijuar “një javë e heshtjes absolute” pas arrestimit të Jovanovskit dhe bashkëpjesëmarrësit të tij Zoran Mileski – Kiçeec është tërësisht e pavërtetë. Në mediat nuk ka pasur fare heshtje, e le më “heshtje absolute” kur bëhet fjalë për “Reket”. Përkundrazi, ky skandal është vazhdimisht temë kryesore mediatike, por qëllimi këtu është ose injorancë ose intencë për t’iu dhënë sa më tepër rëndësi gazetës “La Verita” dhe bisedave të publikuara nga ata në të cilat nuk dëgjohet zëri i asnjërit përfaqësues të pushtetit apo funksionar i partisë qeveritare dhe agjenda e të cilit në lidhje me Maqedoninë e Veruit është qartë e fokusuar drejt promovimit të opozitës aktuale të djathtë dhe populisto-autoritare të vendit (lexo VMRO-DPMNE), njëjtë siç agjenda e gazetës në Itali është e fokusuar drejt përkrahjes dhe promovimit të partisë populiste qeveritare “Liga”.

SPEKULIM I NDYRË

Spekulimet veçanërisht të ndyrë dhe dezinformatë të pambështetur përmban paragrafi në vijim:

Teksti i djeshëm (duke iu referuar artikullit në “Informaks”) për herë të parë e lidhi drejtpërdrejt Zaevin me aferën e reketimit. Ka spekulime se milionat që shihen në incizim derisa Boki 13 i merr nga Kamçevi kanë përfunduar drejtpërdrejt në parkingun para Qeverisë sepse çanta Lui Viton, në të cilën ishin paratë, ka pasur një pajisje për përcjellje. Ky është edhe një fakt që e lidh Zaevin direkt me aferën.

Në këtë paragraf në mënyrën më të pështirë thotë se është paska “spekulime” që paratë kanë përfunduar në parkingun para Qeverisë, duke thënë më në fund se ky ishte “edhe një fakt” (e cilët janë “faktet” e mëparshme, nëse ky është “një tjetër”, a mund t’i shohim) që Zaevin e ndërlidhkan me aferën. Dhe kështu, në dy fjali, përmes makinacioneve sintaksore, një spekulim dy rreshta më poshtë bëhet fakt. Sigurisht, aty ka një mori shpikjesh të tjera që nuk janë vërtetuar, as janë argumentuar. Prej nga e di autori i këtij artikulli që çanta paska pasur pajisje gjurmimi? Pse s’ka më shumë detaje në lidhje me këtë? Nëse çanta e Lui Viton ka qenë e pajisur me një pajisje gjurmuese pse thjesht thuhet se paratë kanë përfunduar në parkingun para Qeverisë? Nëse pajisja gjurmuese është e saktë për të zbuluar se çanta është në parkingun para qeverisë, atëherë ka mund të na tregojë nëse çantat janë futur brenda në ndërtesë? Përse s’ka asnjë informacion në lidhje me të? Për më tepër, nëse paratë kanë përfunduar në qeveri, përse Orce Kamçev ka shkuar te Zaevi për t’u ankuar se ishte reketuar? Pra, nëse e ka ditur se paratë e tij kishin përfunduar në qeveri, vallë do të shkonte atje për t’u ankuar për reketim, nëse e ka ditur se pikërisht Zaevi ishte ai që e ka reketuar? Etj., etj.

GJUETI MIRË E KOORDINATOHET, MEGJITHATË SHUMË E THJESHTË

Ndërsa në fund, edhe një herë pa argumente, përsëritet se në krye të “oktapodit për reketim” ishte Zaevi, ndërsa “në piramidën kriminale vendim më të lartë e zë Zoran Bashanoviç“. Dhe si burim për një konkluzion të tillë, përsëri përdoret i njëjti tekst nga “Infomaks”, për të cilin e pamë që informacionet në lidhje me përfshirjen e pretenduar të Bashanoviqit i përdor pikërisht nga mediat serbe, përkatësisht “Alo”, ndërsa informacionet për përfshirjen e Zaevit, janë thjeshtë spekulime. Konstrukt i ndyrë në vend të hapur. Përpjekje që nga asgjëja të fajësohen njerëz për të cilët nuk ka prova për çfarë do përfshirje (të paktën tani për tani) edhe atë në situatë kur njëri prej atyre që ky artikull i akuzon (Zaevi) është pikërisht personi i cili e ka raportuar tërë çështjen në Prokurorinë publike.

Ky artikull në “Alo” është vetëm një karrem në të gjithë gjuetinë e pështirë kundër autoriteteve në Maqedoninë e Veriut, i cili përdor çështjen Recet si motiv. Gjuetia e cila zhvillohet në tre nivele – Përmes “La Verita” në nivel Evropian (kjo gazetë madje e akuzoi Angela Merkel se kishte qenë e përfshirë në skandalin e përgjimeve në Maqedoni, ndërsa e shpalli fajtore edhe ish- komisaren për punë të jashtme të BE-së Federika Mogerinin për mbështetjen e saj për themelimin e Prokurorisë special publike), tabloidet serbe në nivel rajonal në Ballkanin Perëndimor, dhe megafonat e opozitës në nivelin kombëtar në Maqedoninë e Veriut. Por, është thjesht një gjueti e koordinuar shumë niveleve, e përforcuar nga shumë portale në shumë gjuhë dhe e ndihmuar nga rrjetet sociale, siç bëhet zakonisht sot, por pa asnjë substancë dhe e cila me asgjë nuk ka dëshmuar përzierje të kryeministrit Zoran Zaev ose të ministrave të qeverisë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button