Rasti “Çiçek”: 20 persona të akuzuar për trafikim të njerëzve dhe kontrabandë të migrantëve

Prokuroria themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit ka ngritur aktakuzë për 19 persona me akuzën për “Organizim të grupi dhe stimulim të kryerjes së trafikimit të qenieve njerëzore, trafikimit të fëmijës dhe kontrabandë të migrantëve” dhe “Kontrabandë të migrantëve” sipas nenit 418-b të Kodit Penal dhe një person akuzohet se me paramendim i ka ndihmuar grupit të organizuar në kryerjen e veprës penale kontrabandë e migrantëve, transmeton NovaTv.

Një person nuk është në dispozicion.

Prokuroria e ka realizuar hetimin kundër 21 personave që nga shkurti i këtij viti.

Në periudhën maj 2018 e deri në shkurt 2019, grupi ka organizuar kontrabandë të migrantëve të paligjshëm nga Afganistani, Pakistani, Iraku dhe Bangladeshi. Organizatorët e grupit kriminal në vendin tonë së bashku me organizatorët e grupit kriminal në Republikën e Greqisë kanë rënë dakord rreth numrit të migrantëve ilegalë që duhet të transferoheshin nga Republika e Greqisë në territorin e Maqedonisë, kohën dhe vendin e transferimit. Ata e kanë përcaktuar numrin dhe llojin e automjeteve që do të përdoren për pritjen dhe transportimin e migrantëve, orarin, përkatësisht rendin e lëvizjes së automjeteve në të dy drejtimet, kanë bërë ndarje të detyrave për secilin anëtar të grupit dhe e kanë përcaktuar mënyrën e komunikimit midis tyre.

Migrantët, së pari me ndihmën e të ashtuquajturave guida të ashtuquajturit “kaçakë” si drejtues të grupit në mënyrë të paligjshme në këmbë përmes të të ashtuquajturit “kufi i gjelbër” janë transportua nga Greqia në ndonjë nga vendet e përcaktuara në afërsi të Gjevgjelisë, Bogdancit, Dojranit, Strumicës dhe Radovisit. Atje, anëtarët e tjerë të grupit me automjete udhëtarësh dhe me automjetet për transport të mallrave i kanë marrë përsipër dhe janë drejtuar për në rajonin Kumanovë-Likovë. Gjatë transportit, disa prej anëtarëve kanë vepruar si të ashtuquajturat “pastrues” dhe, me anë të “konferencës telefonike”, i kanë njoftuar drejtuesit e mjeteve për vendet ku ka pas patrulla të policisë në rrugën ku kanë lëvizur automjetet dhe i kanë udhëzuar që të ndryshojnë drejtimin kah ndonjë nga drejtimet e vëzhguara më parë. Migrantët i kanë akomoduar strehuar përkohësisht në ambiente të bashkëpunëtorëve të grupit kriminal në Vaksince dhe Llojan e më pas kanë kaluar përtej kufirit Maqedoni-Serb, në territorin e Republikës së Serbisë, prej ku janë kontrabanduar në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian.

Njëri nga organizatorët ka pasur kontakte dhe takime me policin e akuzuar i cili ka marrë informacione për vendet ku gjenden patrullat policie, kontrollet ose pritat, informacione për atë nëse grupi kriminal ishte nën hetime si dhe udhëzime për të mbuluar veprimtarinë kriminale. Për ndihmën e dhënë polici ka marrë kompensim nga 200 euro për një automjet. Për kontrabandë nëpër territorin e Maqedonisë, organizatorët kryesorë kanë marrë nga 150 deri në 300 euro për person-migrant i paligjshëm dhe këto para pastaj janë shpërndarë ndërmjet anëtarëve të grupit kriminal varësisht nga roli i tyre në transport.

Me aktakuzën, prokurori kompetent ka paraqitur edhe Propozim special për të vazhduar masën e paraburgimit për nëntë të pandehur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button