Dita e Shën Mërisë, ky është kuptimi i kësaj feste (VIDEO)

15 gushti është kulmi i festimeve të ditës së Shën Mërisë, që kremtohet nga besimtarët e krishterë si dita kur Shën Mëria iu bashkua të birit të saj. Pikërisht kjo ditë mblodhi sot në Manastirin Fjetja e Hyjlindesës në Zvërnec qindra besimtarë ortodoksë dhe jo vetëm për të kremtuar këtë ditë të rëndësishme.

Festa ka mbledhur dhe emigrantët nga Greqia të cilët kanë udhëtuar enkas nga shteti fqinj për të qenë të pranishëm në Manastir. Për kamerën tonë ata tregojnë se janë vizitorë të përhershëm të manastirit në çdo 15 gusht në këtë ditë të shenjtë.

Ndërkohë gjejmë të pranishëm dhe turistë të huaj të cilët urojnë për këtë ditë të quajtur ndryshe “Pashkë e Vogël”.

Festës i është bashkuar dhe kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli shoqëruar nga administratorja e njësisë Qendër, ndërsa janë pritur nga At Jani Tereziu, prifti i Manastirit.

Kryebashkiaku Leli ka uruar mbarë besimtarët , ndërsa sipas tij investimi në infrastrukturën e urës ka ndikuar edhe për këtë pjesëmarrje të gjerë të besimtarëve  nga Vlora por dhe jashtë shtetit.

Ka shfrytëzuar rastin At Jani Tereziu për të kërkuar ngritjen e një katedraleje në qytetin e Vlorës.

Pas pelegrinazhit në këtë Manastir besimtarët festojnë edhe në familjet e tyre ditën që njihet ndryshe nga ata si Dita e Ngjitjes së Zonjës. Festa e Shën Mërisë është një prej datave më të rëndësishme të kalendarit ortodoks pas Krishtlindjes dhe Pashkëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button