Për një lëkurë sa më të pastër

Nëse dëshironi që njëherë e mirë t’i hiqni qafe njollat dhe puçrrat, ja disa rregulla që duhet t’ju përmbaheni për çdo ditë.

Lëkurën mbajeni të pastër
Pastrojeni fytyrën në mëngjes, në mbrëmje dhe pas ushtrimeve. Këtë bëjeni me pajisjet për pastrim që përmbajnë së paku 2% acide salicilike.

Kujdes me puçrrat
Është e vështirë t’i duroni e të mos i prekni, por provoni. Prekja e tyre vetëm sa do të rezultojë me më shumë njolla dhe më shumë akne.

Provoni retinoidet
Retinoidet zbehin edhe njollat, ndikojnë në prodhimin e kolagjenit dhe parandalojnë aknet, por vetëm atëherë kur përdoret në mënyrën e duhur. Në mbrëmje, në vend të tretmanit të mbrëmjes për aknet, vendosni një pikë serum me retinol në gishtërinj dhe shpëlajeni gjithë fytyrën. Përdorimi në gjithë fytyrën ndikon në rigjallërimin e qelizave.

Shërojini para se të theksohen
Është e nevojshme që aknet të mos formohen fare, prandaj shërojeni lëkurën para se ato të fillojnë të lëshojnë rrënjë. Në gjithë fytyrën përdorni pajisje kundër akneve.

Mos e teproni me produktet kundër akneve
Nëse e teproni me produkte të ndryshme kundër akneve atëherë do të ndikoni edhe në tharjen e lëkurës, prandaj, vëni sasinë që është e shkruar në udhëzim. Krejt në fund, ushqejeni lëkurën tuaj me krem hidratues, pa vaj.

Qetësoheni
Provoni gjithçka që zvogëlon stresin – qoftë vrapimi, seksi apo ndonjë banjë e ngrohtë, e gjithë kjo do të ndikojë që të keni më pak akne.

Zbehni njollat
Përdorni prodhimet për njolla në mënyrë që t’i zbehni ato, të mos vërehen, por gjithnjë duke mos lënë anash kujdesin për lëkurën dhe mënyrën që t’i hiqni njëherë e mirë njollat.

Lajme të ngjashme

Back to top button