Metallica dhuroi 250 mijë euro për spitalin e fëmijëve në Rumani

Grupi muzikor amerikan Metallica ka dhuruar 250 mijë euro për spitalin e fëmijëve në Rumani, transmeton Anadolu Agency.

Sipas lajmit të “Emerging Europe”, Metallica para koncertit që do të zhvillojë në kryeqytetin rumun, Bukuresht, njoftoi se i ka dhuruar 250 mijë euro organizatës “Daruieste Viata”, e cila po ndërton spitalin e parë Onkologjik Pediatrik të vendit.

Bëhet e ditur se Metallica donacionin e ka kryer nëpërmjet fondacionit jofitimprurës “All Within My Hands”.

Spitali i Radioterapisë Onkologjike dhe Pediatrike do të jetë spitali i parë në Rumani që do të jetë i specializuar në pediatrinë onkologjike.

Në këtë spital do të mund të bëhen çdo vit 9 mijë e 600 operacione onkologjike dhe jo onkologjike, si dhe do të mund të trajtohen më shumë se 300 fëmijë me kancer.

Ndërtimi i spitalit ka filluar në vitin 2018 dhe pritet të hapet në vitin 2020.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button