Periudhë testi për 5G në Maqedoni, stacione bazë në vende me popullsi më të dendur

Nga Agjencia për Komunikime Elektronike për TV21 informojnë se u kanë dhënë leje operatorëve mobil Telekomit të Maqedonisë dhe One Vip për shfrytëzimin e radio-frekuencave për testimin e teknologjisë 5G.

Me qëllim që të mund të vërtetohen karakteristikat teknike dhe kapacitetet që i ofron teknologjia 5G dhe të eksperimentohet me mundësitë e kësaj teknologjie, si dhe të testohen shërbimet e reja 5G që në të ardhmen mund t’iu ofrohen shfrytëzuesve, operatorët gjatë vitit 2019 dhe 2020 planifikojnë implementim të rrjetit të përkohshëm elektronik komunikues, që do të jetë i pavarur nga rrjetet ekzistuese mobile dhe përmes të cili do të realizohen testimet dhe eksperimentet e planifikuara, shkruan TV21.

Stacionet bazë planifikohet të vendosen në lokacione që do të mundësojnë testim të teknologjisë së re 5G në vendet ku ka popullsi të dendur, në rajonet periferike dhe rurale si dhe në rajonet ku ka rrezatim nga rrjetet e vendeve fqinje. Lokacione të tilla janë paraparë për në Shkup, Tetovë, Ohër, Manastir dhe Strumicë. Nëse ka nevojë, operatorët kanë të drejtë të shfrytëzojnë edhe lokacione tjera në territorin e Maqedonisë, sigurisht me informim paraprak të AKE dhe me marrjen e lejeve ndërtimore nga institucionet adekuate.

AKE nuk disponon me informacione se disa vende të zhvilluara e kanë ndaluar teknologjinë 5G. Përkundrazi, të gjithë shtetet evropiane përgatitin plan për zhvillimin e teknologjisë 5G në përputhje me Agjendën digjitale të BE-së. Maqedonia është një nga shtetet e rralla në Evropën juglindore që ka përgatitur Plan operativ nacional Brodbend. Ai është miratuar nga Qeveria në prill të vitit 2019. Me këtë plan janë paraparë pilot projekte për testimin e teknologjisë 5G. Vendet më të zhvilluara tashmë e kanë implementuar ose implementimi i teknologjisë 5G është në vijim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button