Tragjedi në Kumanovë, ka rënë shtylla dhe e ka goditur për vdekje vajzën 13 vjeçare

Një vajzë e mitur, banore e Kroacisë, ka ndërruat jetë në Qendrën Mjekësore në Kumanovë, ku u dërgua pasi u godit nga një shtyllë në një fushë hendbolli në Kumanovë.

“Më 14.08.2019 në ora 17:15 në SPB-Kumanovë, është raportuar se një vajzë 13 vjeçe nga Republika e Kroacisë e cila po qëndronte përkohësisht në Republikën e Maqedonisë së Veriut është dërguar në Qendrën Mjekësore në Kumanovë, me lëndime në kokë, të cilat i kishte marrë gjatë goditjes nga rënia e një shtylle në një fushë lojërash për hendboll në rrugën “Narodna Revolucija”. Nga goditjet e marra vajza ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i të ndjerit iu dorëzua familjes”, njoftojnë nga MPB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button