Largime të reja nga Milani

Sezon i ri dhe një Milan i ri. Në afatin kalimtar të janarit revolucioni i filluar që në verë me ikjen e disa prej yjeve të klubit kuqezi si dhe me trasferimin e Zlatan Ibrahimoviq dhe Thiago Silva në PSG, mund të vazhdojë, pasi shoqërinë italiane është duke menduar për ta lënë të lirë edhe disa lojtarë të tjerë.

E përditshmja italiane “Corriere Dello Sport”, zbulon se kësaj herë të sakrifikuarit e “Djajve”, që do të sigurojnë financat e duhura për fushatën e re të blerjeve, do të jenë Kevin Prince-Boateng, i cili është vendosur nën shënjestër të Bayern Munih, Pato që ka rizgjuar interesin e  pronarit të Chelsea, Roman Abramovich, si dhe Robinho, i cili është ëndrra e klubit brazilian të Santonsit që nga afati kalimtar i verës.

Nëse do të shiteshin, të tre lojtarët do të mbushin arkat e Milanit me 50 milionë euro si dhe do t’i kursenin dhe 30 milionë të tjera ekipit të Silvio Berlusconit, që duke parë situatën aktuale të tre futbollistëve gjithçka duket e mundur.

Lajme të ngjashme

Back to top button