Ushqimi që mund të shkaktojë dhimbje të kokës

Shumë persona, të cilët shpesh kanë probleme me dhimbjen e kokës ose me migrenën duhet të shmangin llojin e caktuar të ushqimit i cili dhimbjet e kokës dhe migrenën mund t’i bëjë më të forta dhe më të shpeshta.

Në përbërjen e ndonjë ushqimi futet tiranina, respektivisht derivati i aminoacidit tirozinë. Ai mund të shkaktojë tension të lartë të gjakut, dhimbje të kokës dhe migrenë te personat të cilët zakonisht kanë probleme me këtë.

Nëse shpesh vuani nga dhimbja e kokës ose migrena dhe keni tension të lartë të gjakut, ekspertët këshillojnë të shmangni këto ushqime:

•    Mishin e tymosur dhe produktet e mishit të tharë;

•    Frutat e citrusit;

•    Djathin e vjetër;

•    Salcën nga soja;

•    Lakrat turshi;

•    Rrushin;

•    Verën e kuqe;

•    Lloje të caktuara të birrës.

Shkencëtarët kanë përcaktuar që tiranina e cila vjen në përbërjen e rrushit redukton veprimin e antidepresivëve të caktuar të cilët quhen inhibitorë joselektivë të monoaminooksidazës. Personat që pinë këta antidepresivë kanë nevojë për kujdes të veçantë në mënyrën e ushqyerjes, ndërsa ekspertët këshillojnë të mbajnë ditar të ushqimit që me siguri të përcaktojnë se në cilin ushqim janë të ndjeshëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button