Plani laburist për të bllokuar një Brexit pa marrëveshje me “pritje të përziera”

Corbyn u ka shkruar partive të tjera duke theksuar se ai planifikon të thërrasë një votim mosbesimi ndaj qeverisë së kryeministrit Johnson kur Parlamenti të kthehen nga pushimi veror në muajin shtator

Politikanët e opozitës në Britani po japin një pritje të përzier ndaj një plani të udhëheqësit të Partisë Laburiste, Jeremy Corbyn, për të bllokuar një Brexit pa marrëveshje, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri britanik, Boris Johnson, është zotuar se më 31 tetor Britania do të largohet nga Bashkimi Evropian (BE). Shumë ekonomistë thonë se një Brexit pa marrëveshje do të shkaktojë trazira ekonomike.

Corbyn u ka shkruar partive të tjera duke theksuar se ai planifikon të thërras një votim mosbesimi ndaj qeverisë së kryeministrit Johnson kur Parlamenti të kthehen nga pushimi veror në muajin shtator.

Corbyn thotë se Parlamenti atëherë duhet të bashkohet pas një “qeverie të përkohshme”, të udhëhequr nga Corbyn, i cili ka paralajmëruar se do të kërkojë prolongimin e Brexit-it dhe do të thërras zgjedhje kombëtare.

Disa ligjvënës e përshëndetën idenë, por Jo Swinson, udhëheqësi i Liberal-Demokratëve pro-evropian, i cili dje tha se ideja është “e pakuptimtë” sepse Corbyn është një figurë përçarëse.

Që kur Johnson u zgjodh kryeministër, perspektiva e një Brexit-i pa marrëveshje është rritur ndjeshëm.

Johnson tha se preferon të largohet nga BE-ja me një marrëveshje, por se një marrëveshje e re tërheqjeje nuk duhet të përfshijë ‘opsionin backstop’ për Irlandën. Ai ka theksuar se Mbretëria e Bashkuar do të lëshojë BE-në më 31 tetor me ose pa një marrëveshje, ndërsa një Brexit pa marrëveshje, sipas tij do të ishte faji i BE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button