Shekerinska: 5.000 ushtarë të Maqedonisë së Veriut janë stërvitur në Vermont

Një delegacion i lartë i Gardës Kombëtare (GK) të shtetit Vermont të SHBA-ve i kryesuar nga komandanti Gregory Knight qëndron për vizitë në Maqedoninë e Veriut, raporton Anadolu Agency (AA).

Delegacioni amerikan u prit me nderime të larta ushtarake, pas çka komandanti Knight realizoi takime dypalëshe me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Maqedonisë së Veriut, Vasko Gjurçinovski, dhe me ministren e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.

Në konferencën për media të mbajtur pas takimeve, ministrja Shekerinska tha se është e lumtur që delegacioni amerikanë është në Shkup në kohën kur shënohen dy përvjetore: Dita e Armatës së Maqedonisë së Veriut që shënohet më 18 gusht dhe 25 vjetori i vendosjes së bashkëpunimit mes dy shteteve.

“Gjatë kësaj periudhe 25-vjeçare, pothuajse 5.000 pjesëtarë të armatës tonë dhe të Ministrisë së Mbrojtjes kaluan nëpër stërvitje, ligjërata dhe konsultime të realizuara me GK të Vermontit. Vetëm këtë vit, kemi 16 aktivitete të përbashkëta në pjesën e resurseve njerëzore, në pjesën e mjekësisë ushtarake dhe në pjesën që është shumë e rëndësishme për ne, e ajo është menaxhimi me katastrofat”, tha Shekerinska.

Ajo gjithashtu tha se GK e shtetit Vermont është pjesë e arritjeve të ushtrisë së Maqedonisë së Veriut, pasi siç theksoi ajo, do të ishte i pamundur anëtarësimi në NATO nëse gjatë 25 viteve vendi nuk do të përfitonte nga GK e Vermontit,

Komandanti Knight tha se gjatë bashkëpunimit prej një çerekshekulli janë realizuar rreth 400 aktivitete të përbashkëta në Maqedoninë e Veriut dhe në Vermont, duke shtuar se ka diskutuar mundësitë për aktivitetet e radhës me ambasadoren e SHBA-ve në Shkup, Kate Marie Byrnes, e cila gjithashtu ishte e pranishme në këtë ngjarje.

“Edhe pse për 25 vite e bëjmë këtë, gjatë bisedës me ambasadoren Byrnes, ka edhe shumë gjëra që mund t’i bëjmë. E ndaj me të entuziazmin për potencialin dhe të ardhmen e këtij partneriteti dhe jemi të përkushtuar që t’i ndihmojmë Maqedonisë së Veriut që të kompletojë anëtarësimin në NATO dhe të bëhet pjesë e atij ekipi, anëtarja e 30-të, dhe të ndihmojë në vendosjen dhe mbajtjen e stabilitetit në Evropë”, tha Knight.

Gjatë vizitës së delegacionit ushtarak amerikan në Maqedoninë e Veriut, është paraparë edhe takim me presidentin e shtetit, Stevo Pendarovskin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button