Rasti “Reket” është ftuar në pyetje edhe prokurorja Janeva, sot dëshmoi shefja e kabinetit të saj

Shefja e kabinetit të prokurores speciale Katica Janeva, është personi i tretë nga Prokuroria Speciale Publike (PSP) që sot u mor në pyetje për rastin “Reket” nga Prokuroria për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit (PLKOK). Të martën pritet të dëshmojë edhe Katica Janeva. PLKOK nuk jep detaje nga marrja në pyetje për shkak të fshehtësisë së hetimit, njofton Portalb.mk.

Pas thirrjes për të dëshmuar, Katica Janeva ka dhënë urdhër të kontrollohen nga policia të gjithë ata që hyjnë në ndërtesën e Prokurorisë Speciale Publike. Të punësuarit janë revoltuar dhe të habitur nga ky vendim i Janevës.

Prokurori Burim Rustemi sot duhej të jepte deklaratë por deklarimi i tij u shty për nesër për shkak të seancës së sotme për rastin “TNT, që udhëhiqet nga Rustemi. Ai pritet të shpjegojë dyshimet për keqpërdorimin e postit zyrtar të Janevës e cila dyshohet ti ketë mundësuar mikut të afërt, Sasho Vasilevskit, drejtor i atëhershëm i MEPSO-s, të blejë banesë në Shkup. Kjo pronë pretendohet se qëllimisht është lënë anash gjatë ngrirjes së pronës në hetimin për lëndën “Banka Postare”.

Deri më tani në Prokurorinë për luftimin e krimit dhe korrupsionit kanë dhënë deklaratë prokurorja Lile Stefanova, emri i së cilës përmendet në një prej bisedave të lëshuara nga gazeta italiane “La Verita”. Deklaratë ka dhënë edhe prokurorja e PSP-së Elizabeta Josifovska e cila është prokurorja që ka nënshkruar vendimin për të anuluar paraburgimin e Orce Kamçevit.

PLKOK tha se është duke bërë hetim intensiv financiar për paratë e ryshfetit  si dhe ekspertizë të celularëve të konfiskuar të Katica Janevës.

Përndryshe, në lëndën për zhvatjen të dyshuar janë dy personaBojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13”dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec se kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet shefes së PSP-së në dorëheqje, Katica Janeva. Dyshimet e prokurorisë janë se ata kanë marrë 1,5 milionë euro nga biznesmeni Orce Kamçev për tia lehtësuar procedurën hetimore për pastrim parash, ndërsa duhej të merrnin edhe 4,5 milion euro të tjera.
Gazeta italiane “La Verita” ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat shihet se si Boki 13 ka marrë para prej biznesmenit Orce Kamçev në shtëpinë e tij.

LEXO PËR LËNDËN: REKET

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button