Zaev: Po pengohet shkarkimi i Jovo Vangellovskit

Pas akuzave nga kryetari i Sarajit, Blerim Bexheti, se kryeministri Zoran Zaev paska kërkuar prej tij që të ndërrohet një kryetar i gjykatës, Zaev në një deklaratë për mediat bën të ditur se dikush në Këshillin gjyqësor, duke aluduar në anëtarët e zgjedhur me propozim të BDI-së, po e zvarritin miratimin e vendimit për shkarkim të kryetarit të Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski. Zaev thotë se ka biseduar me Bexhetin si drejtues i ekipit juridik dhe se e ka porositur atë që nuk duhet të japin përshtypjen se proceset në Gjykatën Penale dhe Këshillin Gjyqësor po zvarriten.

“Nëse duam sundimin e ligjit, gjyqtarët duhet të vendosin vetë dhe ne s’duhet të zvarritim, t’i frenojmë dhe t’i vonojmë proceset”, deklaroi Zaev, transmeton Portalb.mk

Shkarkimi i Vangellovskit u vu në rend të ditës të seancës së Këshillit gjyqësor më 17 korrik, por u shty me kërkesë të anëtarit të sapo zgjedhur Milazim Mustafa, i cili ka deklaruar se i kishte pranuar vonë materialet e raportit të Këshillit, tre-anëtarësh, gjyqësor që ka propozuar se Vangellovski duhet të shkarkohet.

Shkarkimi i Vangellovskit është propozuar së bashku me dy gjyqtarë të tjerë suprem, të cilët së bashku i mbivotuan dy kolegë në këshillin penal të Gjykatës Supreme, me çka ia hoqën paraburgimin Sead Koçanit, i cili atëherë ishte i arratisur.

Këshilli gjyqësor duhej të diskutojë për shkarkimin e Vangellovskit edhe një seancën e 10 qershorit, por Kryetari i ri i Këshillit, Kiro Zdravev, vuri në rendin e ditës tre gjyqtarë të tjerë, dy prej të cilëve janë suprem, ndërsa iniciativë për shkarkimin e tyre kishte paraqitur pikërisht Vangellovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button