Beogradi zyrtar i pakënaqur nga vendimi për Morinën

Beogradi zyrtar ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Supreme të Maqedonisë së Veriut me të cilën konfirmohet vendimi i gjykatës së shkallës së parë, në të cilën është konstatuar që nuk janë plotësuar kushtet për ekstradim të Tomor Morinës në Republikën e Serbisë dhe se masa e paraburgimit anulohet.

Nebojsha Stefanoviq, ministri serb për punë të jashtme sot deklaroi se Maqedonia e Veriut me vendimin që nuk ka kushte për ekstradim të Tomor Morinës në Serbi e ka minuar thelbin e të drejtës ndërkombëtare, shkruan Portalb.mk.

“Nuk mund të ekzistojë arsyetim për atë dikush, i cili është i dyshuar për krime lufte kundër njerëzimit, të lëshohet në liri, në vend që të përgjigjet për vdekjen e shumë njerëzve të pafajshëm”, deklaroi Stefanoviq.

Sipas Stefanoviqit, fletëarresti ndërkombëtar për Morinën mbetet në fuqi dhe duke e pasur parasysh faktin që krimet e luftës nuk vjetrohen, pret që Morina kurdoherë do të përgjigjet për veprat e tij.

Nella Kuburoviq, ministrja serbe për drejtësi, sot theksoi se me vendimin e Gjykatës Supreme të Maqedonisë së Veriut që nuk janë plotësuar kushtet për ekstradim të Tomor Morinës u treguar që politika është mbi drejtësinë.

“Ky është turp i madh për të drejtën ndërkombëtare, por pikëllim dhe goditje edhe më e madhe për familjet e viktimave të cilat me dekada presin drejtësi për më të afërmit e tyre”, deklaroi Kuburoviq, duke shtuar që edhe pse janë dërguar prova për ekstradim, Maqedonia e Veriut ka vendosur kundër të vërtetës dhe fakteve.

Përndryshe, Tomorr Morina ishte arrestuar nga policia maqedonase më 24 korrik, në bazë të një fletarresti të Interpolit, të lëshuar me kërkesë të Serbisë.

Morina dyshohet nga ana e autoriteteve të Serbisë se para 20 vjetëve, si pjesëtar i UÇK-së, ka bërë krime kundër popullatës civile në Kosovë.

LEXO: U vendos, Tomorr Morina nuk do të ekstradohet në Serbi
LEXO: Gjykata Penale vendosi të mos e ekstradojë Tomor Morinën, por nuk e liroi nga paraburgimi
LEXO: Ambasadori Dedaj e ka vizituar Morinën në Burg: Ishte shumë mirë, i qetë dhe ndihej i pafajshëm
LEXO: Ministria serbe e drejtësisë do të parashtrojë ekstradim për Morinën
LEXO: Në Maqedoninë e Veriut është arrestuar një ish pjesëtar i UÇK-së

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button