Johnson: Ka një bashkëpunim të tmerrshëm për të bllokuar Brexit

Kryeministri britanik, Boris Johnson dënoi të mërkurën një bashkëpunim të tmerrshëm mes deputetëve të vendit të tij dhe Bashkimit Europian, që pengon sipas tij rinegocimin e marrëveshjes për Brexit.

“Ekziston një bashkëpunim i tmerrshëm mes njerëzve që mendojnë se mund të bllokojnë Brexit-in në Parlament dhe miqve tanë europianë”, deklaroi ai gjatë në seancë të drejtpërdrejtë pyetje-përgjigje në rrjetin social Facebook shkrun ATSH.

“Miqtë tanë europianë nuk ndryshojnë mendim. Ata nuk bëjnë asnjë kompromis për marrëveshjen e tërheqjes edhe pse ajo është hedhur poshtë tre herë nga Parlamenti britanik”, nënvizoi ai gjatë një bisede prej 15 minutash dhe që u ndoq nga 7 500 përdorues të internetit.

“Ata i referohen secilës letër, çdo presjeje të marrëveshjes sepse ata mendojnë se Brexit mund të bllokohet në Parlament”, shtoi ai.

“Sa më shumë të zgjatet kjo, aq më shumë është e mundur që të largohemi me një Brexit pa marrëveshje”, nënvizoi ai.

Kryeministri, Boris Johnson, i cili pasoi Theresa May më 24 korrik, theksoi se Britania e Madhe do të largohet nga BE më 31 tetor, ditë e parashikuar për Brexit edhe pa marrëveshje. Ai nuk përjashtoi mundësinë për të pezulluar Parlamentin në tetor për të penguar deputetët të bllokojnë një dalje pa marrëveshje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button