(GOLA) Dy orë futboll, dhe në fund penaltit treguan se Liverpuli është më i mirë se Çelsi

Fituesi i Champions League, Liverpuli ka luajtur sonte në finalen e UEFA Super Cup kundër ekipit të Çelsit, fituesit të Europa League, transmeton Portalb.mk.

Trajneri i Liverpulit, Juergen Klopp u paraqit me këtë formacion: Adrian; Gomez, Matip, Van Dijk, RObertson; Henderson, Fabinho, Milner; Salah, Mane dhe Chamberlain. SI zëvendësues u inkuadruan edhe Firmino, Wijnaldum, Alexander-Arnold dhe Origi.

Ndërsa Frank Lampard u paraqit me këtë formacioni: Arrizabalaga; Azpilicueta, Christenden, Zouma, Emerson; Kante, Jorginho, Kovacic; Rodriguez, Pulisic dhe Giroud. Në fushë si zëvendësues luajtën edhe Abraham, Mound, Tomori dhe Barkley.

Giroud ishte i pari që zhbllokoi rezultatin, duke shënuar në minutën e 36-të, 0-1, rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.

 

Në pjesën e dytë të ndeshjes, i menjëhershëm ishte reagimi i Mane, i cili në minutën e 48-të shfrytëzoi mbrojtjen e dekoncetruar për të barazuar rezultatin, 1-1. Ky ishte edhe rezultati vendimtar deri në përfundim të minutave të rregullta. Ky rezultat dërgoi ndeshjen edhe në minuta shtesë.

Në pjesën e parë ‘extra time’, në minutën e 95-të, përsëri ishte Mane që shënoi për ekipin e Liverpulit, duke e dërguar në epërsi, 2-1. Në momentet që pritej pjesa e parë të mbaron me fitues, portieri i Liverpulit bëri një ndërhyrje të parregullt, duke shkaktuar penal.

Këtë penallti e shndërroi në gol pa problem Jorginho në minutën 101-të, për të barazuar rezultatin, rezultat i cili do të zgjatë deri në minutën e 120-të, pasi në pjesën e dytë ‘extra time’ nuk pati më gola.

Kështu fituesi i ndeshjes do të përcaktohej përmes penalltive. Futbollistët e Liverpuli u treguan të suksesshëm në gjuajtjen e pesë penalltive, derisa në penaltin e pestë gaboi futbollisti i Çelsit, Abraham, duke vendosur rezultatin përfundimtar, 7-6.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button