Britania ka ndaluar transmetimin e reklamave të Volkswagenit dhe Mondelezit

Reklamat televizive nga gjigandi amerikan i ushqimit, Mondelez, dhe prodhuesi gjerman i automjeteve, Volkswagen, janë të parat që do të ndalohen sipas rregullave të reja të stereotipisë gjinore në Mbretërinë e Bashkuar, njofton Koha.net.

Ndalesa për reklamat që përmbajnë stereotipa të dëmshëm gjinorë ose ato që ka të ngjarë të shkaktojnë vepër të rëndë, ka hyrë në fuqi dy muaj më parë.

Reklama e parë e ndaluar, për djathin Philadelphia, tregoi dy prindër meshkuj duke lënë fëmijën në një pajisje lëvizëse restoranti.

Ndërsa në videon reklamuese të Volkswagenit shihen burrat duke u argëtuar ndërsa një grua qëndron e ulur pranë një karroce fëmijësh.

Rreth 128 persona u ankuan pranë Autoritetit të Standardeve të Reklamimit në lidhje me videon e Mondelezit, ku burrat shihen të shpërqendruar nga ushqimi dhe lënë fëmijët e tyre anash, transmeton KTV.

Ankuesit thanë që reklama shkaktoi stereotip të dëmshëm duke sugjeruar që burrat ishin të paaftë për t’u kujdesur për fëmijët.

Ndërkohë, tre persona u ankuan për një reklamë për makinën Volkswagen e Golf.

Aty shfaqet një burrë së bashku me një grua në tendë, dy astronautë meshkuj që lëvizin në një anije hapësinore dhe një atlet mashkull që bën kërcimin e gjatë. E krejt në fund, shihet një grua e ulur në një stol.

Ankuesit thanë që reklama i favorizoi burrat, që merreshin me aktivitete aventureske, në kontrast me një grua që kujdeset për fëmijën e saj.

Volkswagen në Mbretërinë e Bashkuar tha se reklama nuk bëri asnjë sugjerim që kujdesi për fëmijët ishte i lidhur vetëm me gratë.

Autoriteti i Standardeve të Reklamimit vendosi për ndalesën dy muaj më parë, kur gjeti se disa imazhe mund të luanin rol në kufizimin e potencialit të njerëzve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button