Veseli: Vrasja e shkupjanit të Haraçinës, ishte shkaku për protestat studentore në Prishtinë

Kadri Veseli, Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe Kryetari i PDK-së, dje në një ceremoni që u mbajt në Bibliotekën Kombëtare, foli edhe për një ngjarje autobiografike që kishte ndodhur gati tri dekada më parë në të njëjtin vend, transmeton Portalb.mk.

“Më 23 janar 1990, në të njëjtin vend ku u mbajt kjo ceremoni, së bashku me Presidentin Thaçi organizuam një protestë studentore si reagim ndaj vrasjes së Nuredin Nuredinit nga Haraçina e Shkupit. Kjo protestë ndezi demonstrata të tjera masive që u shpërndanë si ortek në gjithë Kosovën dhe frymëzoi dhjetëra e mijëra shqiptarë që shpërthyen në revoltë kundër regjimit jugosllav”, thotë Veseli.

Kryetari i Kuvendit, Veseli ka tash një mesazh për të rinjtë, që sot duhet të luftojmë kundër korrupsionit dhe papunësisë.

“Fatmirësisht ato kohëra i kemi lënë pas dhe sot gëzojmë lirinë dhe pavarësinë dhe lufta e sotshme nuk është kundër okupatorit, por kundër korrupsionit dhe papunësisë. Prandaj iu premtova të rinjve se si kryeministër do të luftoj korrupsionin dhe nepotizmin që të sigurohen mundësi të reja në mënyrë që ata ta ndërtojnë të ardhmen brenda vendit”.

Image may contain: 6 people, people sitting and crowd

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button