U lirua Tomorr Morina (VIDEO)

Autoritetet maqedonase kanë njoftuar për lirimin e Tomor Morinës, nga burgu i Shkupit.

Familjarët janë parë teksa kanë marrë atë, dhe një familjar, Bujar Xërxa nga Gjakova është dëgjuar të ketë thënë se “drejtësia ka fituar”, transmeton REL.

Më herët gjatë ditës së mërkurë, Gjykata Supreme e Maqedonisë se Veriut ka vërtetuar vendimin e Këshillit Penal për krim të organizuar dhe korrupsion pranë Gjykatës Penale Shkup se nuk janë përmbushur kushtet për ekstradimin e ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomorr Morina, në Serbi.

Hiqet masa e paraburgimit për Tomor Morinën, Gjykata themelore penale-Shkup i ka shqiptuar masën e kujdesit- marrje e përkohshme të dokumentit të udhëtimit dhe dokument tjetër për kalim të kufirit shtetëror.

“Në përputhje me përcaktimet e Ligjit për bashkëpunim ndërkombëtare në materien penale dhe Konventës Evropiane për ekstradim, Këshilli Penal ka gjetur se nuk janë plotësuar kushtet ligjore për ekstradimin e personit T.M”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Supreme.

Tomorr Morina ishte arrestuar nga policia maqedonase më 24 korrik, në bazë të një fletarresti të Interpolit, të lëshuar me kërkesë të Serbisë.

Morina dyshohet nga ana e autoriteteve të Serbisë se para 20 vjetëve, si pjesëtar i UÇK-së, ka bërë krime kundër popullatës civile në Kosovë.

LEXO: U vendos, Tomorr Morina nuk do të ekstradohet në Serbi
LEXO: Gjykata Penale vendosi të mos e ekstradojë Tomor Morinën, por nuk e liroi nga paraburgimi
LEXO: Ambasadori Dedaj e ka vizituar Morinën në Burg: Ishte shumë mirë, i qetë dhe ndihej i pafajshëm
LEXO: Ministria serbe e drejtësisë do të parashtrojë ekstradim për Morinën
LEXO: Në Maqedoninë e Veriut është arrestuar një ish pjesëtar i UÇK-së

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button