Prokuroria ftoi sot Burim Rustemin të dëshmojë për rastin “Reket”

Prokurori Burim Rustemi është ftuar sot nga Prokuroria Themelore Publike (PTHP) që të dëshmon për rastin “Reket”.

Detajet e ftesës, si koha, akoma nuk janë përcaktuar, pasi prokurori Rustemi sot është i angazhuar në lëndën “TNT”. Përkujtojmë se vetëm Lile Stefanovska dhe Elizabeta Josifovska kanë dëshmuar në prokurori, por nuk janë deklaruar për rastin pas dhënies së dëshmisë. Megjithatë, prokurorja tjetër Katica Janeva akoma nuk është thirrur në prokurori në lidhje me rastin.

Në bisedat dhe videot e incizuara, që u publikuan nga gazeta italiane “La Verita”, Stefanovska së bashku me shefen e saj Katica Janeva u përmendën në lidhje me rastet “Reket” dhe “Perandoria”.

LEXO PËR LËNDËN: REKET

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button