Lajm i mirë për shqiptarët e Italisë

Drejtoria e Shërbimeve të Transportit Rrugor në Republikë e Shqipërisë ka bërë të ditur se duke filluar nga 8 shtatori 2019 patentat shqiptare të lëshuara prej datës 24 janar 2017 do të njihen edhe në shtetin italian. Njohja e patentave shqiptare nga shteti italian është një lajm që një kohë të gjatë pritet nga vozitësit shqiptar.

“Për të gjithë bashkëkombasit tanë në Itali, mbajtës të modelit të ri të Leje Drejtimit (i lëshuar nga 24.01.2017), ju bëjmë me dije se ky model Leje Drejtimi do të njihet për konvertim nga shteti italian duke filluar nga 8 Shtatori 2019”, deklaruan nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor  informoi se

Njohja dhe konvertimi i patentave shqiptare në Itali është rezultat i një pune të organizuar dhe të drejtuar nga Koordinatori Shtetëror i Patentave, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Artan Shkreli me institucionet italiane, një bashkëpunim ky i arritur në kuadër të marrëveshjes së përbashkët mes qeverive të të dyja vendeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button