Sonte luhet superderbi i futbollit evropian

Fituesi i Champions League, Liverpulli sonte duke filluar nga ora 21:00 do të përballet me Çelsin, fituesin e Europa League, transmeton Portalb.mk.

E veçanta e kësaj finale do të jetë referimi, duke marrë parasysh se për herë të parë një finale e madhe do të drejtohet nga 35 vjeçarja,  gjyqtarja Stephanie Frappart. Ajo do të shfrytëzon gjithashtu edhe sistemin VAR.

Ndeshja do të luhet në Stamboll, në stadiumin Vodafone Park. Ky qytet çdo tifozi të Liverpulit i kujton vitin 2005, kur ekipi i tyre fitoi ndeshjen finale kundër Milanit, edhe pse ishin duke humbur, 0-3.

Policia e Stambollit përmes një njoftimi thekson se me rastin e ndeshjes nëpër sheshe, aeroporte dhe në vendet e tjera publike janë angazhuar gjithsej 15 mijë policë. Nga ky numër, brenda dhe rreth stadiumit janë angazhuar 8.500 efektiv të policisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button