Fitimi i La Ligas është prioritet i Zidanet këtë sezon

Real Madridi fillon sezonin 2019/20 këtë të shtunë me një ndeshje kundër Celta Vigos në La Liga, garë që Zinedine Zidane e ka shënuar si përparësi për këtë sezon.

Liga e Kampionëve është thelbi i Real Madridit, por klubi kryeqytetas ka fituar edhe titullin e ligës plot 33 herë dhe është më shumë se çdo klub tjetër spanjoll,shkruan Telegrafi.

Megjithatë, Zidane dëshiron t’i shtojë këtë epërsi dhe të ndalojë mbizotërimin e brendshëm të Barcelonës, të cilët kanë fituar tetë nga 11 kampionatet e kaluara.

Barcelona përfundoi 17, respektivisht 19 pikë para rivalëve të tyre në dy sezonet e kaluara, me Atletico Madridin që përfundoi gjithashtu përpara Real Madridit në sezonet 2017/18 dhe 2018/19.

Zidane foli për rëndësinë e ligës kur mbërriti përsëri në mars dhe fitimi i titullit duket të jetë prioritet i tij.

“Unë gjithmonë kam mbajtur mendimin se liga është gjëja më e rëndësishme për mua, pasi ndeshjet janë nga dita në ditë”, ka thënë fillimisht Zidane.

“Titulli është gjëja më e komplikuar për të fituar”.

“Ne do të përpiqemi të fillojmë La Ligan në mënyrën më të mirë të mundshme në sezonin e ri”.

“Ai duhet të jetë objektivi kryesor, pa mos-respektuar asnjë garë tjetër”, ka përfunduar francezi.

Ideja e Zidanet është që performancat e forta në kampionat mund ta mbajnë një ekip konkurrues dhe të gatshëm për të luajtur edhe në garat tjera, ashtu siç ishte rasti në 2016/17, kur ai fitoi edhe La Ligan edhe Ligën e Kampionëve.

Zidane dëshiron një tjetër trofe për dhomën e trofeve të Santiago Bernabeu dhe të bëhet trajneri i tetë i Real Madridit që fiton të paktën dy tituj në ligë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button