Deri në vitin 2021 do të modernizohet lidhja rrugore me Bullgarinë

Vlerësohet se rindërtimi i plotë i rrugës ekzistuese dhe ndërtimi i një pjese të re të këtij segmenti do të rezultojë me shkurtim të kohës së udhëtimit mes Shkupit dhe Sofjes, si dhe rritje të vëllimit të trafikut në Korridorin 8.

Me përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, autoritetet e Maqedonisë së Veriut janë duke punuar aktivisht për të përmirësuar lidhjen rrugore midis dy vendeve. Ndërmarrja për rrugë shtetërore aktualisht është duke e bërë rikonstruktimin e rrugës nga Rankovci deri në Kriva Pallankë, me gjatësi prej 21 km. Kjo pjesë e Korridorit Rrugor 8 do të riparohet plotësisht deri në fund të vitit dhe për këtë janë ndarë 2,6 milionë euro, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk

Nga Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore për “Meta.mk” thonë se pas kësaj na radhë për rindërtim është seksioni nga Kumanova deri në Rankovc i gjatë 31.8 km. Dokumentacioni i projektit për këtë rrugë është përgatitur dhe pritet që tenderi të shpallet gjatë këtij ose muajin tjetër.

“Realizimi i këtij projekti do të fillonte në fund të vitit 2019 dhe do të përfundonte në vitin 2020” theksojnë nga NP për rrugë shtetërore.

Së bashku me rindërtimin e karregjatës së dëmtuar në rrugën ekzistuese drejt Bullgarisë, shteti po investon edhe në ndërtimin e një ekspres rruge të re mes Rankovcit dhe Kriva Pallankës. Rruga e re do të jetë e gjatë 23 km dhe është planifikuar të përfundojë kah mesi i vitit 2021.

Në muajt e ardhshëm do të fillojë edhe rindërtimi dhe zgjerimi i seksionit të fundit nga Kriva Pallanka deri në vendkalimin kufitar Deve Bair. Zgjerimi i korsisë së tretë në karregjatë përgjatë gjithë trasesë prej 13 km do të përfundojë në gjysmën e dytë të vitit 2021. Fondet për këtë projekt ndërtimor  tashmë janë siguruar përmes Bankës evropiane për rindërtim dhe zhvillim.

Puna paralele në katër aktivitete ndërtimore njëkohësisht duhet të rezultojë me përmirësim të ndjeshëm të lidhjes rrugore midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë deri në vitin 2021. Vlerësohet se rindërtimi i plotë i rrugës ekzistuese dhe ndërtimi i një pjese të re të një pjese të këtij seksioni do të rezultojë me shkurtim të kohës së udhëtimit mes Shkupit dhe Sofjes, si dhe rritje të vëllimit të trafikut në Korridorin 8.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button