Veprat e Spase-s urë lidhëse mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Sterjo Spase-n duhet ta marrim si shembull të gjithë ne të cilët jetojmë në Ballkan. Figura e Spases duhet të jetë shembull për të gjithë ne, se duhet bashkëpunim në shumë fusha të veprimit; gjithmonë nisur nga pikëpamjet njerëzore, intelektuale e kulturore. Kështu është shprehur ministri pa resor i angazhuar për Diasporën Edmond Ademi në shënimin e 105 vjetorit të lindjes së shkrimtarit të njohur Sterjo Spase, në fshatin Gollomboc, komuna Pustec, Shqipëri.

Sipas ministrit Ademi, Spase është shembulli tipik sesi mund të integrohesh në një kulturë që pastaj merret si frymëzim nga shumë breza.

“Është i Shqipërisë kur flet veprimtaria e tij letrare, i përket edhe maqedonasve për nga prejardhja. Ai është urë lidhëse mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Spase është shembull, se arti i është mozaik i të ndryshmëve dhe se kufijtë nuk ekzistojnë”, ka theksuar mes tjerash ministri.

Edmond Ademi


Jeta

Sterjo Spasse
Sterjo Spasse

Spasse ishte me prejardhje maqedonase, i lindur në Gollomboç, njëri nga fshatrat maqedonishtfolës buzë liqenit të Prespës.

Sterjo shkollën fillore e kreu në Korçë, ndërsa shkollën Normale në Elbasan. Më pas nisi punë si mësues në fshatin Derviçan në jug të Gjirokastrës, ku nisi të shkruante romanin që njihet shkurt Pse!?. Më vonë nisi një kurs me korrespondencë për pedagogji në Firencë të Italisë, por nuk arriti të marrë provimet e fundit. Me KutelinKokonën dhe Hakiun qe bashkëthemelues i të përkohshmes “Revista letrare” në Tiranë më 15 shkurt 1944[2].

Në fundin e vitit 1944, pak pas fitores komuniste, ai e kishte botuar veprën e tij të parë të realizmit socialist në organin partiak, gazetën “Përpara” të KorçësSi e pashë Tiranën e porsaçliruar[2].

Po pas lufte punoi në Min. e Arsimit e Kulturës për hartimin e teksteve shkollore me Aleksandër XhuvaninDhimitër Shuteriqin e Qemal Draçinin[3]. Punoi gjithashtu në revistat pedagogjike dhe letrare: “Shkolla e re”“Arsimi popullor”“Literatura jon딓Nëntori”, etj. dhe pranë Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve të Shqipërisë. Ndërsa kohën e fundit e kaloi në Tiranë, si shkrimtar me profesion të lirë.

Vepra

Veprimtaria letrare e Sterjo Spasses është e shumëllojshme. Shkroi punime pedagogjike, tekste shkollore u muar me përkthime, shkroi artikuj të ndryshëm, monografi, tregime, romane etj.

Veprimtaria e tij, sidomos ajo letrare zë fill që nga vitet tridhjetë të shekullit të kaluar. Kjo ishte një periudhë në të cilën Sterjo Spasse u dallua me krijimet e veta, sidomos në fushën e tregimit dhe atë të romanit. Botoi katër përmbledhje tregimesh: “Kuror rinie” (1934), “Në krahët e një femre” (1934), “Nusja pa duvak” (1944) dhe “Të fala nga fshati” (1958) si dhe dhjetë romane: “Nga jeta në jetë – Pse!?” më 1935 – që mbahet si kryevepra e tij, “Afërdita” (1944), “Ata nuk ishin vetëm” (1952), Afërdita përsëri në fshat (1954), “Buzë liqenit”(1965), “Zjarre…” (1972), “Zgjimi” (1973), “Pishtarë” (1975), “Ja vdekje ja liri” (1978), dhe “Kryengritësit” (1983).

Sipas Trebeshinës, romani “Harbutët” që Spasse shkroi që më 1946 i cili nuk i botua për shkak të një preference të pandehur të parisë politike ndaj Dhimitër Shuteriqit[2].

Redaksia e Botimeve “Rilindja” i botoi më 1968 një komplet veprash në tetë vëllime, ndërsa herë pas here ka botuar vepra të ndryshme.[4] Më 1980-1985 iu botuan po ashtu në Tiranë botimi integral “Vepra” me nëntë vëllime. Më 1980 iu përkthye në anglisht romani “Zgjimi”[2].

Veprat

  • Kurorë rinije. Biblioteka e të rinje Nr. 1. (Peppo & Marko, Korçë 1934, ribotim Prishtinë 1968) 29 ff.
  • Nga jeta në jetë – Pse!?, Me parathënie nga Vangjo Nirvana. (Drita, Korçë 1935, rebotim Prishtinë 1968, 1986, Tiranë 1995) 193 ff.
  • Afërdita. Roman (Luarasi, Tiranë 1944, rebotim Prishtinë 1956, 1968) 191 ff.
  • Nusja pa duvak. Novela. (Luarasi, Tiranë s.a. [1944]) 111 ff.
  • Ata nuk ishin vetëm, roman (Naim Frashëri, Tiranë 1952, rebotim Prishtinë 1968) 272 ff.
  • Afërdita përsëri në fshat. Roman (N.Sh.B., Tiranë 1954, rebotim Prishtinë 1968) 320 ff[2].
  • Buzë liqenit, roman 1965
  • Sokolesha, 1966
  • Të fala nga fshati, 1968
  • Zjarret. Roman. (Naim Frashëri, Tiranë 1972) 356 ff[2].
  • Ja vdekje, ja liri, roman 1978
  • Kryengritësit, roman 1983
  • O sot, o kurrë !, roman 1989
  • Letra nipit tim Arian në Tiranë nga Maqedonia dhe Kosova, 1975
  • Zgjimi. (Naim Frashëri, Tiranë 1974) 501 ff[2].
  • Pishtaret, roman

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button