Ministria e ekologjisë: Avokati i Popullit ka të drejtë për deponitë, ndërsa ne mundohemi maksimalisht

Ministria së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH) ka reaguar në lidhje me apelin  e Avokatit të Popullit drejtuar kësaj ministrie për intensifikimin e punëve për menaxhimin e mbeturinave dhe ndërtimin e deponive rajonale, njofton Portalb.mk.

Ministria në fjalë thotë se pajtohet me Avokatin e Popullit  se e drejta e qytetarëve për një mjedis të shëndetshëm dhe mbrojtje të shëndetit të tyre është një nga të drejtat themelore të garantuara kushtetuese andaj sipas tyre, Qeveria e RMV-së dhe ministria “me forcat e përbashkëta ju ndihmojnë komunave ta tejkalojnë situatën e menaxhimit jo të duhur të mbeturinave.”

LEXO: Ka reaguar Avokati i popullit pas zhvillime të fundit në deponitë e RMV-së

Por, zbatimi i procesit kërkon kohë sepse është shumë kompleks dhe kërkon një angazhim të madh nga të gjithë palët e interesuara, shprehen nga kjo ministri.

MMJPH sqaroi se pasi komunat në rajonet përkatëse nuk janë organizuar brenda afatit ligjor për krijimin e deponive për mbeturinat komunale në përputhje me ligjin, Qeveria e Republikës së Maqedonisë  së Veriut solli  vendim për të marrë përgjegjësinë e komunave në një rajon të planifikimit të veçantë dhe filloi që të zbatoj procesin për themelimin e deponive rajonale në përputhje me Planin e Menaxhimit të Mbeturinave të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Ministria, me fonde nga Bashkimi Evropian, në periudhën e kaluar ka përgatitur dokumentacionin e projektit dhe tenderit për krijimin e një sistemi rajonal të administrimit të mbeturinave për 6 rajone: edhe atë  rajonin Lindor  dhe Veri-Lindor, të Shkupit, Vardarit, Pellagonisë dhe rajonin Jugperëndimor. ” sqaron MMJPH.

Sipas ministrisë, për rajonin Lindor dhe Veri-Lindor tashmë janë siguruar mjete me vlerë përafërsisht prej 43 mil. euro dhe intensivisht u punua me të gjitha 18 komunat të cilat duhet të formojnë kompaninë e përbashkët publike të administrimit ndër-rajonal të mbeturinave që do të menaxhojë deponinë e ardhshme rajonale.

Zjarr në deponinë Rusino
Zjarr në deponinë Rusino

MMJPH informon se si pjesë e këtij procesi, është planifikuar mbyllja e deponive jo standarde / deponive të egra dhe furnizimi i pajisjeve për grumbullimin dhe transportin e mbeturinave për këto dy rajone.

“Vitin tjetër, këto dy rajone do t’i mbyllin të gjitha deponitë e egra dhe do të marrin pajisje të azhurnuara të grumbullimit dhe transportit të mbeturinave komunale për të cilat procedurat e tenderimit janë në vijim. ” premton MMJPH.

Sipas, MMJPH vitin tjetër, do të shpallet edhe një thirrje për kontraktorët për ndërtimin e një deponie rajonale dhe stacioneve të transferimit për këto dy rajone, e gjithë kjo do të financohet nga një grant i Bashkimit Evropian. Për më tepër, do të ofrohet mbështetje teknike për komunat nga të dy rajonet për rishikimin e planeve rajonale të menaxhimit të mbeturinave, do të organizohen fushata për ngritjen e vetëdijes së publikut të popullatës, për ndërtimin e kapaciteteve të ndërmarrjes ndër-rajonale të menaxhimit  të mbeturinave dhe përforcimin  e kapaciteteve për mbikëqyrje inspektimi.

LEXO: Zjarri ka kapluar deponinë Rusino, shuarja e vështirësuar          

“Në lidhje me rajonin e Pollogut, është nënshkruar një marrëveshje bilaterale midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Zvicrës që arrin përafërsisht 9 mil. franga zvicerane, mbi bazën e të cilave filloi realizimi i projektit 6 – gjashtë vjeçar që synon përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm të planifikimit për krijimin e një sistemi rajonal të menaxhimit të mbeturinave, rehabilitimit të deponisë rajonale jo standarde Rusino, si dhe përforcimin e kapaciteteve teknike të komunave në këtë rajon.” thuhet në kumtesën e MMJPH.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button