Sa para janë “pastruar” nëpërmjet firmave Beton dhe Fershped, aq ia kanë “reketuar” Kamçevit

Firmat Fershped dhe Beton-Shtip përmenden në audio incizimet të cilat i publikoi “La Verita”, e të cilat janë pjesë e hetimit për rastin “Perandoria”. Ndërkohë që publiku njoftohej me hetimin, Kamçev e ka siguruar lirinë e tij.

Audio incizimet. të cilat i publikoi “La Verita”, zbulojnë detaje për disa nga firmat të cilat janë nën hetim në “Perandoria” dhe veç kësaj zbulojnë, sipas gazetës italiane, se si i dyshuari në rastinReket”, Bojan Jovanovski bën marrëveshje me biznesmenin Orce Kamçev. Muajin e njëjtë kur PSP-ja publikon që ka filluar hetim, fillojnë edhe aktivitetet e Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit për “Reket”. Ndërkohë që Kamçev përpiqet ta sigurojë lirinë e tij, siç mund të dëgjohet në bisedat, ai përpiqet të distancohet edhe nga roli i tij në Fershped dhe Beton Shtip, shkruan REL.

Të dyja firmat të cilat bashkë me Eksiko dhe Finzi janë në qendër të hetimit, të PSP-së që u hap në nëntor të vitit të kaluar, që tregon se përmes of-shor kompanive janë pastruar 10 milionë euro.

Sipas hetimit, nëpërmjet shitjes së Beton-Shtip dhe shitjes së aksioneve në Fershped janë pastruar 8 milionë euro, që rastësisht është shuma e njëjtë e parave të cilën fillimisht, siç është zbuluar nga hetimi për “Reket”, Jovanovski i ka kërkuar për lirinë e Kamçevit, ndërsa në fund ka marrë një milion euro.

Kamçev dhe shefi i mëparshëm i DSK-së, Sasho Mijallkov janë të dyshuar në rastin për mashtrim për shitje të aksioneve të Kiraca Trajkovskës në Fershped.

“Ata flasim për Kiraca. Qesharake. Një dhe një janë dy, shembull shkollor. Veç kësaj Shterjo dhe Sasho këtu luajnë rol tjetër. Në fund kush fiton – Shterjo”, thotë Kamçev në një nga bisedat me Jovanovskin.

Kamçev në rastin me Fershped paraqitet kur Trajkovska, për shkak të borxhit në Eurostandard banka nëpërmjet ndërmjetësuesit ka kërkuar kredi nga Stopanska Banka SHA Manastir, ku Kamçev është pjesë e Këshillit drejtues. Në vend të kredisë, sipas PSP-së, Trajkovskës i kanë ofruar që nëpërmjet personave fizikë t’i transferohen paratë, pas çka janë liruar aksionet e saj nga Fershped. Mijallkovi, siç ka theksuar PSP-ja, gjatë kësaj ka bërë marrëveshje me Kamçevin për ta mashtruar Trajkovskën dhe ta inkasojnë këtë. Paratë nga kja marrëveshje për shitje të aksioneve përfundojnë në firmë pronarë të të cilës janë Eksiko, Orka Hollding dhe Timoh.

Kamçev, sipas dëshmive të PSP-së, e ka blerë firmën Beton-Shtip, por jo për ta përpunuar kompaninë, por për të nxjerr para prej saj. Nëpërmjet shitjes së pronave janë pastruar 4 milionë euro.

“Dëgjo, e kush i morri paratë nga Beton-Shtip. Nuk s’mora asnjë fening. Katër milionë e unë s’kam marrë as një fening”, shton Kamçevi.

Kamçev nuk thotë asnjë fjalë në bisedat e publikuara deri më tani për Eksiko dhe Finzi, të cilat ndiqen nga PSP-ja, për pastrim të parave nga jashtë në shumë prej rreth 2 milionë e 300 mijë euro. Sipas pohimeve të PSP-së, pikërisht Kamçev është pronari i fundit i of-shor kompanisë së famshme Eksiko, por edhe i kompanisë Finzi, si dhe truri i tërë operacionit mbrapa rastit “Perandoria”.

Në një moment, siç dëgjohet nga bisedat, edhe Jovanovski i thotë Kamçevit që është truri në atë rast.

“Ke edhe mangësi s’ka fjalë, ama që ke tru askush nuk mund të ta kontestojë këtë”, thotë Jovanovski.

Për më shumë detaje për Perandoria, publiku është informuar pas tre muajsh nga hapja e hetimit, përkatësisht më 11 shkurt, kur në PSP u mbajt brifing për këtë rast. Kamçev veç më kishte filluar të numërojë paratë për lirinë e tij, nëse vlerësohet sipas video incizimit në “La Verita”, sipas të cilit Jovanovski dhe i dyshuari tjetër në Reket, Zoran Mileski më 20 shkurt e realizojnë arkëtimin.

“Nëse këta biznesmenë ilegal nuk dënohen, atëherë nuk do të kemi shtet juridik”, kanë theksuar nga PSP-ja në brifingun e atëhershëm.

Kamçev më 4 mars u lirua nga paraburgimi shtëpiak.

“Shoku ishte e vështirë të menaxhohet shkaku yt dolën edhe të tjerë”, i drejtohet në një moment Jovanovski Kamçevit.

Hetimi për “Perandoria” është çështje nëse do të ndërmerret nga Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Për momentin fituesi është Kamçev, ndërsa në paraburgim është Jovanovski.

Përndryshe, në lëndën për zhvatjen të dyshuar janë dy personaBojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13”dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec se kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet prokurorit publik, apo shefes së PSP-së në dorëheqje, Katica Janeva. Së fundmi gazeta italiane “La Verita” ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat tregohet se si Boki 13, ka marrë reket prej Orce Kamçevit në shtëpinë e tij. Skandali përfshin edhe prokuroret Janeva dhe kolegen e saj, Lile Stefanova, por të dyja i kanë refuzuar akuzat.
Gazeta italiane ka publikuar disa video dëshmi nga rasti.

LEXO PËR LËNDËN: REKET

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button