Thirrja e QUINT për Kosovën: Të rinisë dialogu me Serbinë

Ambasadat e vendeve të QUINT-it në Prishtinë, SHBA, Francë, Gjermani, Itali dhe Britani, i bënë thirrje Kosovës dhe Serbisë të rifillojnë menjëherë bisedimet e udhëhequra nga Bashkimi Evropian dhe të shmangin çdo veprim, që pengon marrëveshjen përfundimtare, transmeton Top Channel.

Kjo marrëveshje përfundimtare, sipas tyre, është e domosdoshme që të dyja vendet të arrijnë një integrim më të madh euroatlantik dhe përfitime shoqëruese.

Në një komunikatë të përbashkët thuhet se “ne jemi të gatshëm të forcojmë rolin tonë në këtë proces në përkrahje të Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, por mund ta bëjmë një gjë të tillë vetëm kur ju të jepni shenja të gatishmërisë për kompromis, për heqjen e pengesave dhe rifillimin e bisedimeve. Për Kosovën, kjo nënkupton heqjen e taksave të vendosura ndaj Serbisë. Për Serbinë, kjo nënkupton ndërprerjen e fushatës për heqjen e njohjeve kundër Kosovës.”

“Vendet e QUINT-it,” vijon deklarata “janë të bashkuara në qëllimin për të parë normalizim të plotë të marrëdhënieve kosovë-serbi.”

Status quoja pengon avancimin e Kosovës dhe Serbisë në rrugën drejt BE-së dhe nuk është e qëndrueshme. Procesi i bisedimeve Kosovë-Serbi mbetet i pezulluar për shkak të kundërshtisë së Beogradit mbi taksën 100 përqind që qeveria kosovare vendosi për mallrat serbe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button