Ronaldo: Nuk kam nevojë për para, dua historinë me Juventusin

Sezoni i ri po afron dhe Cristiano Ronaldo dëshiron ta arrijë synimin e madh të Juventusi, fitoren në Ligën e Kampionëve.

Portugezi zbuloi për DAZN se për çfarë punon, duke treguar se më në ka nevojë për para, po për një vend në histori, transmeton Telegrafi.

“Angazhohem gjithnjë për të fituar. Së pari, trofetë me skuadrën time, sepse ato do të më çojnë drejt çmimeve individuale. Dhe pastaj puna, jeta e përditshme”.

“Zgjohesh çdo ditë për t’u stërvitur me qëllimin për të arritur diçka dhe jo vetëm për të fituar para. Për para nuk kam më nevojë falë Zotit”.

“Unë dua të fitoj vendin tim në historinë e futbollit, duke fituar gjithnjë e më shumë”.“Por sigurisht që dua të bëj historinë edhe me Juventusin, sepse erdha këtu për sfida të reja dhe dua ta plotësoj edhe këtë objektiv të radhës që i kam vënë vetes, por që dua ta ndaj edhe me tifozët tanë”, ka thënë Ronaldo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button