Komisari Han edhe njëherë e porositi Zaevin: Të zbardhet rasti “Reket” dhe rastet e tjera të PSP-së

Kryeministri Zoran Zaev ka folur në telefon me komisarin për zgjerim të BE-së, Johanes Han. Sipas njoftimit të qeverisë, Zaev dhe Han kanë biseduar për zhvillimet e fundit rreth prokurorisë publike si dhe për rastin “Reketi”, njofton Portalb.mk.

“Han dhe Zaev kanë konstatuar se institucionet e sistemit duhet që sa më shpejt dhe në mënyrë efikase të zbardhin ngjarjet aktuale, por edhe pa shtyrje të procedojnë të gjithë lëndët që dalin afera e përgjimeve. Zaev ka njoftuar komisionerin Han për masat që ka ndërmarrë qeveria për luftimin kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar , përfshirë edhe rastin Reket. Zaev dhe Han siç kumtuan nga qeveria konstatuan se duhet të vazhdojnë përpjekjet e partive për miratimin e ligjit për Prokurorinë Publike në Kuvend, si dhe qëllimi i të gjitha partive të jetë vendimi pozitiv për marrjen e datës për nisjen e bisedimeve me BE-në, në tetor.” thuhet në njoftim.

Han reagoi edhe ditë më parë.

LEXO: Komisari Johanes Han ka reaguar për rastin “Reket”

Përndryshe, në lëndën për zhvatjen të dyshuar janë dy personaBojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13”dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec se kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet prokurorit publik, apo shefes së PSP-së në dorëheqje, Katica Janeva. Së fundmi gazeta italiane “La Verita” ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat tregohet se si Boki 13, ka marrë reket prej Orce Kamçevit në shtëpinë e tij. Skandali përfshin edhe prokuroret Janeva dhe kolegen e saj, Lile Stefanova, por të dyja i kanë refuzuar akuzat.
Gazeta italiane ka publikuar disa video dëshmi nga rasti.

LEXO PËR LËNDËN: REKET

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button