Ankesa ndaj Placido Domingos për ngacmime seksuale të grave

Ndaj legjendës së operës Placido Domingo janë ngritur ankesa për sjellje të pahijshme seksuale ndaj grave gjatë dekadave. Disa nga akuzueset ankohen se ai i ka ndëshkuar profesionalisht kur ato kanë refuzuar sjelljet e tij.

Associated Press njofton se shumë këngëtare dhe valltare ankohen se janë ngacmuar seksualisht nga Domingo, i cili vlerësohet si një nga këngëtarët më të mëdhenj operistikë të të gjitha kohërave, shkruan Voa.

Akuzueset thonë se disa nga veprimet e tenorit 78-vjeçar kanë ndodhur në kompanitë e ndryshme operistike, ku ai ka mbajtur poste të larta drejtuese.

Deri tani këngëtari nuk ka reaguar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button