Shkup, u shënua 18 vjetori i nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit (FOTO)

Në organizim të Zëvendëskryeministrit dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Sadulla Duraku u shënua 18 vjetori i nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Në fjalën e tij para të pranishmëve, kreut shtetëror, korit diplomatik, përfaqësuesve të institucioneve, Duraku tha se nënshkrimi i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit në vitin 2001 ishte një ndër sfidat më të mëdha në historinë e vendit tonë dhe vendosi bazat e një shteti multietnik, transmeton Portalb.mk.

“Janë bërë shumë vlerësime në këto 18 vite,  por më e rëndësishmja është që rruga e      integrimit të brendshëm dhe të jashtëm nuk u ndal asnjëherë dhe mbetet rruga e vetme  për të ardhmen e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Filluam në një situatë të rëndë të sigurisë shtetërore. U garantua sovraniteti dhe integriteti territorial i vendit . Vazhduam me ndryshimet ligjore, përfaqësimin e drejtë  dhe adekuat, decentralizimin, përdorimin e gjuhëve dhe simboleve. Tani po punojmë në ndërtimin e një shteti të barabartë për të gjithë popujt në vendin tonë”– theksoi ai.

Duraku mes tjerash falenderoi bashësinë ndërkombëtare për mbështetjen e pakursyer për Marrëveshjen e Ohrit, përkatësisht zbatimin e saj në praktikë.

“Bashkëpunimi dhe ndërtimi i marrëdhënieve të mira ndëretnike, në frymën e Marrëveshjes kornizë janë garancia më e mirë për anëtarsimin e vendit në Bashkimin Evropian dhe NATO. Marrëveshja e Ohrit hapi rrugën drejt realizimit të synimit tonë: anëtarësimi në familjen evropiane – shtoi Duraku.

Formimi i ministrisë së re, shtoi ai, do të avansojë marrëdhënieve ndëretnike ku të gjithë qytetarët do të jenë të barabartë.

“Kjo ministri është një hap i madh përpara. Është një Institucion qendror që do të ketë rol kordiniativ për të gjitha politikat që burojnë nga Marrëveshja kornizë e Ohrit.  18 vite pas nënshkrimit të Marrëveshjes kornizë të Ohrit, ideja dhe vizioni i saj janë të pranishme në jetën tonë politike dhe shoqërore “ – tha Duraku.

“Ne do të vazhdojmë edhe më tej, me ngritjen e kapaciteteve institucionale, duke  bërë që pikërisht përbërja multi-etnike e shtetit tonë, të jetë vlerë shtesë në familjen e madhe evropiane“ – perfundoi fjalen e tij zëvendëskryeministri Duraki.

Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot në seancën e 149-të, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka shpreh qëndrim rreth realizimit të Marrëveshjes së Ohrit, marrëveshje që u nënshkrua para 18 vjetëve, më 13 gusht.

Shënimi i 18 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit
Shënimi i 18 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit
Shënimi i 18 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit
Shënimi i 18 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button