Kallëzim penal për katër punonjës të DSK-së, kanë marrë 824,000 euro “për qëllime speciale”

Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit (PTHP -NKOK) sot njoftoi se e ka përfunduar hetimin e kishte filluar në mars të këtij viti dhe se ka ngritur kallëzim për katër punonjës të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK).

Tre prej tyre akuzohen për shpërdorim të pozitës dhe autorizimit, ndërsa njëri për ndihmë në kryerjen e kësaj vepre penale, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk

Sipas prokurorëve, këta persona në periudhën nga 25 janari deri më 30 maj 2017, në gjithsej 172 herë, kanë marrë nga arka për qëllime speciale DSK-së, pa miratim të veçantë të Drejtorit, pa u krijuar Komision për shkatërrim të dokumentacionit material. Pastaj i kanë shkatërruar evidencat për paratë e shpenzuara.

“Me këto veprime e kanë dëmtuar Buxhetin e shtetit në shumën 50.670.000.00 denarë”, ose 824.000 euro, thotë PTHP-NKOK.

Për tre të pandehurit është kërkuar t’iu vazhdohet paraburgimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button