ZYRTARE: Futbollisti i Interit u transferua në Bayern

Tashmë është zyrtarisht një lojtar i Bayern Munchen, Ivan Perisiç. Mesfushori kroat u largua nga Inter pas 4 vitesh, duke u kthyer në Bundesligë ku më parë është aktivizuar me Borussia Dortmund dhe Wolfsburg.

erisic do të huazohet për këtë sezon, ndërsa Bayern mund ta blejë më pas nga Inter. Synimi i 30-vjeçarit është i qartë, suksesi në Champions, transmeton Klan.

“Jam shumë i lumtur që u ktheva në Gjermani. Bayern është një nga klubet më të mëdhenj në Evropë. Dua të provoj që të fitoj jo vetëm kampionatin dhe Kupën, por edhe Champions League”.

Pritet që Perisic të nisë stërvitjen me ekipin e ri të mërkurën. Gjatë përvojës së parë në Gjermani, Ivan Perisic mori të gjithë trofetë kombëtarë, Bundesligë, Kupën dhe Superkupën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button