PD publikoi kartelën e dënimit të Valdrin Pjetrit

Partia Demokratike publikoi disa dokumente të marra nga Kuestura e Firences që sipas saj faktojnë dënimin për trafik droge në Itali të kryebashkiakut të zgjedhur të Shkodrës, Valdrin Pjetri. Sipas selisë blu, ndalimi i Pjetrit është bërë më 27 Janar 2003 kur ai ishte 21 vjeç, ku bashkë me të u ndalua edhe shtetasi Altin Doda.

“Ai është dënuar nga Gjykata e Firences, me vendimin e formës së prerë të datës 12 Qershor 2003, me 18 muaj burg dhe 1000 Euro gjobë, për veprën penale “shpërndarje, prodhim dhe trafikim i lëndëve narkotike dhe lëndëve të tjera të paligjshme psikotrope”, të kryer në bashkëpunim. Për shkak të marrëveshjes së pranimit të fajësisë, gjykata ka urdhëruar pezullimin e dënimit. Më datë 3 Shkurt 2003 Vladrin Pjetrit i është revokuar leja e qëndrimit dhe më datë 4 Shkurt 2003 ndaj tij është marrë masa e dëbimit nga shteti italian”, deklaroi Bardhi.

Bardhi solli në vëmendje një deklaratë të Kryeministri Rama në mbrojtje të Valdrin Pjetrit, ndonëse sipas sekretarit demokrat, kreu i qeverisë e ka ditur që Valdrin Pjetri ka qenë i dënuar.

“Me vetëdije, me informacion të plotë për të kaluarën kriminale si trafikant droge, Edi Rama e emëroi Valdrin Pjetrin në 24 Korrik 2019 si drejtues politik të Partisë Socialiste në Qarkun Shkodër. Edi Rama heshti dhe urdhëroi Valdrin Pjetrin të mashtronte qytetarët e Shkodrës, duke i premtuar atij mbrojtje nga drejtësia”, deklaroi Gazmend Bardhi.

Nisur nga të dokumentet e Kuesturës së Firencës, demokratët thonë se Valdrin Pjetri është subjekt ndalimi për të ushtruar një funksion publik nga ligji i dekriminalizimit, ndaj i kërkojnë prokurorisë të nisë procedimin penal ndaj kryebashkiakut të ri të Shkodrës për falsifikim të formularit të Dekriminalizimit në të paktën katër raste.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button