Presidenti Pendarovski reagoi përsëri, duke vazhduar debatin me Prokurorinë Publike

Stevo Pendarovski, presidenti i Maqedonisë së Veriut dje ka komentuar situatën politike në vend, duke u shpreh i zhgënjyer sidomos me gjyqësorin, pas skandalit “Reket”.

Ky ka qenë fillimi i debatit ndërmjet zyrës së Presidentit dhe Prokurorisë Publike, ku kjo e fundit ka reaguar sot fillimisht, për të pasuar menjëherë reagimi i ardhshëm i presidentit.

“Presidenti Stevo Pendarovski në fjalimin e tij në pres konferencën e djeshme mbi asnjë bazë nuk e ka diskredituar Prokurorinë Publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut (PPRMV) dhe as që ekziston qëllimi për sulmimin e  institucioneve kompetente dhe përzierjen në procedurat penale që janë në vazhdim”, thuhet në reagimin e Kabineti të presidentit. .

“Theksojmë se presidenti Pendarovski në fjalimin e tij shprehu përkrahje të plotë për institucionet kompetente, veçanërisht për prokurorinë dhe në gjykatën dhe theksoi se do të bëjë gjithçka që t’i mbrojë nga presionet eventuale gjatë zbatimit të hetimit dhe zbardhjen e plotë të rastit “Reket”, citohet në reagim.

Kabineti i Pendarovskit edhe një herë tregon se është nevoja për përfundimin e hetimit në mënyrë efektive, të shpejtë dhe të plotë për rastin “Reket”, duke respektuar edhe parimin e prezumimit të pafajësisë.

LEXO PËR LËNDËN: REKET

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button