Boki 13, Karleusha: Kur “Rest In Peace (RIP)“ u bë “Pushoni në paqe”…

Portali “Ekran” sot (13.08.2019) publikoi tekst me titutllin: “(VIDEO+FOTO) BOKI 13 KA “REKETUAR” PËR SHKAK TË JELENA KARLEUSHËS: “Kurir” zbulon çka fshihet plus prapa aferës “Reket”, që e ka marrë krejtësisht nga “Kurir-i” serb bashkë me fotografitë pa asnjë intervenim gjuhësor si dhe pa lekturë fare, transmeton Meta.mk.

Përveç që nuk është bërë asnjë kontrollim i pohimeve të paraqitura, në tekstin e përmendur, në “Kurir” së paku edhe në një burim, por është plasuar sikur të bëhet fjalë për të vërtetë absolute, ka probleme edhe me përkthimin.

Që në fillim duket qartë se teksti nga portali serb është i përkthyer dhe i lekturuar në mënyrë të pasaktë (së paku jo ashtu siç duhet).

Ashtu që për shembull, në atë tekst ka konstruksione të llojit:

“… ai (Boki 13) ka vendosur të anojë kah veprat penale…”

Megjithatë, pjesa më qesharake e versionit të tekstit në maqedonisht është përkthimi i shprehjes „Počivaj u miru“  –  (vlen për nënën e Jelena Karleushës, Divnën): “Pushoni në paqe”. E kanë futur në Gugëll translejt dhe atë versioni serbisht i Rest In Peace (RIP), për shkak se versionin në anglisht kërkuesi e përkthen saktë si “U prefsh në paqe” (e kemi verifikuar).

Në fakt, kjo nuk është diçka e re për mediat maqedonase, përkundrazi duket sikur bëhet fjalë për praktikë për t’u plotësuar hapësirë me publikime joprofesionale të teksteve të përshkruara, me përkthim të dobët nga portalet serbe dhe kroate. Pikërisht në këtë temë (gabimet në përkthimet nga gjuha serbe dhe kroate), “KriThink”, vitin e kaluar publikoi tekst edukativ të titulluar: „Për këngët, letrat, lejlekët dhe presjet: grackat në përkthime”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button