Qeveria formoi ekip për të luftuar krimin dhe korrupsionin në krye me ministrin Spasovski

Qeveria e Republikës e Maqedonisë së Veriut sot filloi mbledhjen e saj të rregullt të 149-të, duke miratuar vendim për formimin e një ekipi operativ i cili sipas tyre “do të punojë pa kompromis në luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe do të përbëhet prej përfaqësuesve më të lartë të institucioneve nga qeverisja ekzekutive.”, njofton Portalb.mk.

Me ekipin operativ do të udhëheqë zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. Në ekipin operativ do të bëjnë pjesë ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, zëvendësministri për Punë të Brendshme, Agim Nuhiu, drejtori Byrosë për Siguri Publike, Sasho Tasevski, drejtori i Policisë Financiare, Arafat Muaremi, drejtori i Drejtorisë Doganore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gjoko Tanasoski, drejtoresha e DAP, Sanja Llukarevska, drejtori i Drejtorisë për Zbulim Financiar, Bllazho Trendafillov, zëvendësdrejtori i deritanishëm i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Arif Asani dhe drejtori i Agjencisë për Siguri Nacionale, Viktor Dimovski.

“Ekipi operativ është plotësisht i përgatitur që të jetë në dispozicion të Prokurorisë Publike dhe të gjyqësorit në realizimin e obligimeve të tyre ligjore.” thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button