Prokurorët hetojnë prokurorët në Maqedoninë e Veriut

Prokurorët e Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit po hetojnë kolegët e Prokurorisë Speciale, Lile Stefanova dhe Elizabeta Josifovska për përfshirjen eventuale në rastin e njohur me emrin “Reket”, njofton Portalb.mk.

Për skandalin e zhvatjes së 1.5 milion eurovenga afaristi Orce Kamçev, nën hetime është edhe kryeprokurorja e dorëhequr, Katica Janeva, e cila është në lidhje me Bojan Jovanovskin i cili së bashku me Zoran Milevskin, kanë marrë paratë nga afaristi i njohur duke i premtuar masa lehtësuese në një proces gjyqësor që po zhvillohet ndaj tij.

Detaje nga marrja në pyetje e prokurorëve nuk janë dhënë edhe pse nga Specialja në vazhdimësi kanë hedhur poshtë akuzat duke theksuar se kontaktet e prokurores Janeva me të dyshuarit kanë qenë në kuadër të hetimeve.

Por, ky skandal që është përcjellur edhe me publikimin e video-incizimeve nga gazeta italiane “La Verita” ku duken të dyshuarit në këtë rast se si marrin paratë, por edhe bisedat mes tyre për procesin gjyqësor, ka shkaktuar reagime të shumta në Maqedoninë e Veriut.

Një ditë më parë, presidenti Stevo Pendarovski, ka shprehur siç ka thënë “zhgënjimin e tij të thellëme prokuroren Katica Janeva ndërsa ka kërkuar hetim të shpejtë dhe efektiv të rastit. Ai ka drejtuar kritika ndaj prokurorëve se nuk janë në krye të detyrës dhe se kjo sipas kreut të shtetit ka bërë që qytetarët të jenë të dëshpëruar me punën e organit të akuzës.

Por, nga Prokuroria kanë reaguar duke theksuar se “nuk do të lejojë diskreditimin e prokurorëve dhe përzierjen e politikanëve në procedurat penale. Për rastin në fjalë nga Prokuroria Publike thonë se “po veprohet në mënyrë jo selektive sipas planit të hartuar dhe të gjithë personat e përfshirë në vepër penale do të merren në pyetje dhe do të përgjigjen në bazë të ligjit”.

Edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski ka kërkuar zbardhjen e shpejtë të rastitndërsa ka ofruar gjithë mbështetjen e dikasterit që drejton për të çuar sa më shpejt drejtësinë në vend.

“Absolutisht duhet të kemi hetim të shpejt dhe efikas dhe nxjerrjen para drejtësisë të çdo individi që mund të jetë i përfshirë jo vetëm në këtë skandal, por edhe në raste tjera. Ne duhet të punojmë pasi tani është momenti që të fitojmë luftën kundër krimit dhe të kthejmë besimin e qytetarëve në institucionet e shtetit”, ka thënë Spasovki.

Njohësit e çështjeve juridike, ndërkohë thonë se Prokuroria Speciale ka humbur kredibilitetin dhe se të gjitha lëndët që ajo ka nisur kundër ish zyrtarëve duhet t’i kalojnë Prokurorisë së Rregullt.

“Nëse dëshmohet ndonjë lidhshmëri apo dyshim për përfshirjen e Katica Janevës në këtë rast, do të ketë ndikim në lëndët që ka ngritur kjo Prokurori ndaj zyrtarëve të pushtetit të kaluar. Që të mos ketë dyshime në proceset gjyqësore, vlerësoj se të gjitha lëndët që ajo po procedon duhet t’i kalojnë Prokurorisë së rregullt, ndoshta jo në fazën para hetimore, por hetimet gjithsesi se nuk duhet t’i vazhdojë”, thotë Dane Iliev, ish kryetar i Gjykatës Supreme.

Ky rast ndërkohë po ndiqet me vëmendje edhe nga përfaqësuesit ndërkombëtar në vend. Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kate Byrnes në profilin e saj në Twitter ka shkruar se tani është koha e duhur që Maqedonia e Veriut të tregojë përkushtim për sundimin i ligjit.

“Këto janë akuza serioze që kërkojnë përgjigje serioze, të plotë, transparente dhe në kohë”, ka shkruar ambasadorja Byrnes.

Përndryshe, në lëndën për zhvatjen të dyshuar janë dy personaBojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13”dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec se kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet prokurorit publik, apo shefes së PSP-së në dorëheqje, Katica Janeva. Së fundmi gazeta italiane “La Verita” ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat tregohet se si Boki 13, ka marrë reket prej Orce Kamçevit në shtëpinë e tij. Skandali përfshin edhe prokuroret Janeva dhe kolegen e saj, Lile Stefanova, por të dyja i kanë refuzuar akuzat.
Gazeta italiane ka publikuar disa video dëshmi nga rasti.

LEXO PËR LËNDËN: REKET

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button