Komisioni për antikorrupsion propozoi të ngritët procedurë penale për rektorin e UKIM-it dhe drejtorin e kirurgjisë digjestive

Komisioni vendosi të kërkojë nga Klinika e Kirurgjisë digjestive që vendin e punës së rektorit ta vejë në pushim deri në përfundim të angazhimit në UKIM. Nga seanca e djeshme e Komisionit të Antikorrupsionit.

Komisioni i Antikorrupsionit, pas ankesës për rektorin e UKIM Nikolla Jankullovski se nuk e ka vënë në pushim vendin e punës në Klinikën për Kirurgji digjestive, vendosi të propozojë që të ngritët procedurë penale edhe për rektorin edhe për drejtorin e Klinikës për kirurgji digjestive, Zoran Karaxhov, shkruan SDK.

Komisioni vendosi të kërkojë nga Klinika për kirurgji digjestive që vendin e punës së rektorit ta vejë në pushim deri përfundim deri në përfundimin e angazhimit në UKIM.

“Përgjigja nga klinika dhe rektorati është se rektori zgjidhet nga radhët e profesorëve, ndërsa sipas Ligjit për mbrojtje shëndetësore parashihet që rektori nuk mund të jetë profesor nëse nuk e kryen punën e tij dhe kjo është arsyeja përse vendi i tij i punës nuk është vënë në pushim dhe se në kohën kur është emëruar rektori në fuqi ka qenë Ligji i vjetër për arsimin e lartë. Nga inspektimi i dokumentacionit, drejtori i klinikës nuk ka miratuar rregullore për shumën e kompensimit dhe për këtë arsye propozoj që të kërkohet përgjegjësi penale për të. Rektorit të klinikës ka pranuar pagë, ndërsa kompensimin nga rektorati e ka pranuar për angazhimin e tij në UKIM. Sipas Ligjit për arsim të lartë, kompensimi për rektorin është i barabartë me pagën dhe për këtë arsye propozoj që Klinikës t’i kërkohet që ta vendosë vendin e punë në pushim”, tha Biljana Ivanovska, kryetare e Komisionit Antikorrupsion, duke sqaruar se propozimi nuk e eliminon mundësinë që rektori 30 për qind të kohës së tij ta kalojë në klinikë për të realizuar punën në shëndetësi, ndërsa 70 për qind në rektorat.

“Nuk mund të marrë rrogë nga të dy vendet,” tha Ivanovska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button