Komisioni për antikorrupsion ka hapur procedurë për marrëveshjen me spitalin “Zhan Mitrev” dhe për spitalin e Prilepit

Anëtarët e Komisionit antikorrupsion do të hetojnë nëse janë zmadhuar edhe çmimet që Fondi për sigurim shëndetësor ia ka paguar spitalit. – Nga mbledhja e djeshme e Komisionit për parandalim të korrupsionit. 

Komisioni për antikorrupsion vendosi të hapë procedurë në bazë të informatave për spitalin privat të Zhan Mitrevit, nëse procedura për ndarje të licencës për kardiokirurgji të fëmijëve është në pajtim me Ligjin për mbrojtje shëndetësore pas dorëheqjes së mjekut Vlladimir Çadikovski, njofton SDK.

Kryetarja e Komisionit Biljana Ivanovska tha që me procedurën, përveç për licencën për të kryer veprimtari për spitalin, do të konstatohet edhe nëse ekziston mundësi për ndërprerje të njëanshme të marrëveshjes me spitalin.

“Duke pasur parasysh atë që spitalin e ka braktisur kardiokirurgu i vetëm për fëmijë, hapim procedurë nëse licenca për kardiokirurgji të fëmijëve është ndarë sipas ligjit dhe nëse ekziston mundësi për ndërprerje të njëanshme të marrëveshjes, duke pasur parasysh deklaratën nga Ministria për shëndetësi që veprimtaria do të vazhdojë me mjekë nga jashtë”, tha Ivanovska.

Anëtari i Komisioni Goran Tërpenoski shtoi që do të hetohet edhe nëse janë zmadhuar çmime që Fondi për sigurim shëndetësor ia ka paguar spitalit.

Tërpenoski ka propozuar që komisioni të hapë procedurë me vetë-iniciativë edhe për spitalin në Prilep për punësimet gjatë zgjedhjeve, për të cilat paraprakisht ka informuar edhe opozita.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button