Vuçiq thotë se kontrabanda në Kosovë mundëson futjen e mallrave serbe

Serbia është radhitur si shteti me më së shumti investime të huaja në botë.Ky publikim është bërë nga revista e njohur ekonomike botërorë, “Financial Times”.

Lidhur me këtë, ka folur sot edhe presidenti i  Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Duke u lavdëruar për punën e tij, njëherë si kryeministër e pastaj si president i Serbisë, ai ka folur edhe për gjendjen në Kosovë, njofton Botasot.

Ka thënë se raftet në veri janë të mbushura me mallra serbe.

“Besoj se është shumë e rëndësishme të flasim për gjëra me rëndësi të veçantë çdo ditë. Nëse thuani se s’ka negociata, me të vërtetë nuk ka, por ka presione të ndryshme çdo ditë. Ne kemi siguruar mallrat serbe në dyqanet në Kosovë, për këtë është dashur mund, ngase unë kam të bëj me njerëz të cilët dijnë vetëm të kritikojnë”, ka thënë Vuçiq.

Tashmë kanë kaluar më shumë se një muaj që nga inskenimi i katastrofës humanitare në veri.

Një gjëndje e tillë, sipas raportimeve ishte inskenuar nga organet serbe në Beograd e Mitrovicë të Veriut.

Qëllimi i së njëjtës, ishte presioni për heqjen e taksës, dhe inskenimi i një gjendjeje kinse pa produkte elementare për jetesë në veri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button