Lëvizja BESA kërkoi dorëheqjen e Kryetarit të Tearcës

Pas skandalit në lidhje me ujin e pijshëm në Tearcës, ku Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) dëshmoi se uji i pijshëm është i përzier me fekale, Lëvizja Besa (LB) kërkon dorëheqjen e kryetarit të Tearcës, Isen Asani, transmeton Portalb.mk.

Ju sjellim komunikatën e plotë të Lëvizjes Besa për problemin e ujit të (pa)pijshëm në Tearcë:

“Për fat të keq sot, Instituti i Shëndetit Publik në Tetovë, ka publikuar analizat për ujin e pijshëm në fshatin Tearcë, të cilët ndalojnë reptësisht që uji të përdoret për pije sepse është infektuar me fekale. Gjithë dyshimet e banorëve të Tearcës, rezultuan të vërteta, ku ditë më parë shumë banor kërkuan ndihmë mjekësore.

Heshtja e institucioneve përkatëse, duke përfshirë edhe Kryetarin e Komunës, tregon se ata aspak nuk interesohen për gjendjen e qytetarëve dhe për krijimin e kushteve më të mira për jetë. Jemi në shekullim XXl, ndërsa banorët e Tearcës ende pijnë uji të ndotur, i cili seriozisht dëmton dhe vendos në rrezik jetën e banorëve.

Në shoqëritë e zhvilluara demokratike, dorëheqja Kryetarit të Komunës, do të ishte më e pakta që mund të bëhej, duke e ditur se ata kanë përgjegjësi para qytetarëve që ua kanë dhënë besimin.”

LEXO: ISHP: Të mos përdoret uji në komunën e Tearcës, i përzier me fekale

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button