Sjellja e Xhakës në fushë vë në pikëpyetje VAR-in (FOTO)

Mesfushori i kombëtares shqiptare të futbollit Taulant Xhaka në jo pak raste është bërë protagonist me fanellën e Bazelit për lojërat e mira, por gjithashtu edhe për momentet e nervozizmit që i kanë kushtuar shumë.

Në një të tillë, futbollisti kuqezi ia hodhi duke mos marrë asnjë penalizim, në ndeshjen që skuadra e tij luajti dhe fitoi 3-1 ndaj Servet, transmeton TopChannel.

“A ishte i kuq? Apo mos ishte off side. Sistemi i video arbitrimit ka ngritur pikëpyetje mbi përdorimin e tij në ndeshjen Bazel-Servet”.

Në mediet helvetike ka qenë kjo kryefjala e futbollit, më shumë sesa rezultatet në fushë. Sistemi VAR është miratuar për përdorim edhe në kampionatin zviceran këtë sezon, por në rastin e Taulant Xhakës, shumëkush pyet veten pse nuk u ndërhy në momentin e tensionuar në fraksionin e parë.

Ndërhyrjet  e rrezikshme e madje dhe përplasja fizike mes Xhakës dhe një rivali, rindezin diskutimin mbi përdorimin e pamjeve filmike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button