FAR: Tre të katërtat e të rinjve nuk besojnë se funksionarët shtetërorë kujdesen për ta

Forumi Arsimor Rinor ka kryer një hulumtimi gjatë vitit të kaluar për kapitalin social te të rinjtë, të cilën e kanë prezantuar sot, në ditën e parë të Akademisë rimore pesëditore në Dojran, që po mbahet  me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve.

Diçka më shumë se 70 për qind e të rinjve në përgjithësi nuk kanë besim në mjedisin rreth tyre – duke besuar se pothuajse të gjitha marrëdhëniet shoqërore janë vendosur me interesa personale, bëri të ditur FAR.

Dyzet e gjashtë për qind e nxënësve të shkollave të mesme nuk kanë komunitet të shkollës së mesme në shkollat e tyre dhe nuk janë të përfshirë në vendimmarrje në nivel të shkollës së tyre, ndërsa më shumë se tre të katërtat e të rinjve nuk besojnë se funksionarët shtetërorë kujdesen për interesat e të rinjve.

 

Në Akademinë rinore ka 100 pjesëmarrës nga Shkupi, Tetova, Manastiri, Kumanova, Negotina dhe Prilepi. Ata janë të ndarë në katër programe: Shprehje të argumentuar,  Institucione të Bashkimit Evropian, Edukim mediatik dhe Pjesëmarrje   të nxënësve të shkollave të mesme. Do të marrin pjesë në në sërë ligjëratash dhe duhet të japin kontribut në krijimin e deklaratës së parë rinore që më vonë do të prezantohet   para institucioneve në nivel kombëtar.

Akademia rinore është pjesë e një sërë ngjarjesh me të cilin Forumi Arsimor Rinor e shënon 20 vjetorin. Ngjarja pjesërisht financohet nga Qyteti i Shkupit, Qendra për Arsim Qytetar të Maqedonisë përmes projektit për Integrim ndëretnik të të rinjve në arsim dhe Ambasada amerikane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button