Kjo është arsyeja e konfliktit mes Ilda Bejlerit dhe Shakohoxhës (FOTO)

Besojmë shumica prej jush kanë lexuar të paktën një lajm për zënkën mes Shakohoxhës dhe Ilda Bejlerit. Ilda u largua nga Digitalb pas 11 vitesh punë në këtë platformë. Shkak u përfol një zënkë mes saj dhe Dritan Shakohoxhës. Dyshja i përforcuan gjërat duke hedhur kunja për njëri-tjetri, në emisione ose në rrjetet sociale. I ftuar në “Pushime on Top”, Shakohoxha komentoi largimin e Ildës nga Digitalb, transmeton Revista Class.

“Ndoshta s’e përjetoi mirë lajmin që i dhashë unë. Unë jam “trajner” dhe kjo është periudha e verës. Ne, në verë, ribëjmë dhe rikompozojmë skuadrën. Në gjithë këto vite, kanë hyrë dhe kanë dalë nga kjo skuadër shumë personazhe të tjera dhe kanë bërë karrierën e tyre diku tjetër. Për femrat, është pak më e lirshme, sepse jo detyrimisht do ta bëjnë këtë karrierë në sport, mund të shkojnë të bëjnë edhe një program tjetër. Ilda u bë shumë vite, unë e kam marrë në fillim në televizion, bashkë me çunat e stafit dhe ne vendosëm që në këtë periudhë Ilda “të shitej”, të punojë në një kanal tjetër. Ka bërë karrierë shumë të mirë te ne, do bëjë karrierë shumë të mirë edhe te një vend tjetër. Por e përjetoi pak si me emocion largimin nga Digitalbi, por ne kemi qenë që ia kemi dhënë mundësinë, dhe ajo e ka shfrytëzuar shumë mirë dhe ka punuar si profesioniste, dhe po ne jemi që do ta ndërrojmë. Kështu funksionon…”,-u shpreh Shakohoxha.

Ndërkohë Ilda reagoi menjëherë me anë të një fotoje në Insastory, ku shkruante “Nga puna të heqin pronarët, jo komentatorët e ndeshjeve”.

Nëse mendoni se ka mbaruar me kaq, gaboheni. Panorama ka zbuluar shkakun e konfliktit mes tyre.

Sipas burimeve të gazetës, shkak është bërë një ridimensionim i hapësirave televizive mes prezantuesve. “Shakohoxha ka dashur t’u japë përparësi moderatoreve të reja, si Lei Kraja, gjë që Ildës nuk i ka pëlqyer aspak, pasi do të interpretohej si rënie nga froni”,-shkruan Panorama.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button